U nda nga jeta sot shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur korçar Petraq Kolevica. Ai është ndarë nga kjo botë në moshën 89 vjeçare, ndërsa do të mbahet mend gjatë për atë që la pas. Ai është autor i shumë veprave arkitekturore, jo vetëm në Korçë, por dhe në Tiranë dhe shumë vende të tjera. Po ashtu ai ka shkruar disa libra me poezi dhe ka sjellë mjaft përkthime në gjuhën shqipe.
Jeta si arkitekt
Petraq Kolevica, lindi në Korçë më 11.01.1934, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm. Gjimnazi i Korçës ishte pasardhës i Liceut francez dhe disa nga profesorët e mëparshëm vazhdonin të jepnin mësim atje. Ndër të tjera ishin këta mësues që ngjallën tek Petraqi interesin dhe dashurinë për artin e sidomos poezinë. Në atë kohë pati kontakt dhe me piktorët Vangjush Mio e Vangjush Tushi që ndikuan shumë në formimin e tij.
Më pas ai ndoqi studimet për inxhinieri ndërtimi në periudhën 1952–1957 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Punoi shumë vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjatë gjithë veprimtarisë si arkitekt ai u mundua të projektonte ndërtesa moderne dhe funksionale. Ai frymëzohej pjesërisht nga revista të ndryshme të cilat vinin të përkthyera nga Bashkimi Sovjetik.
Në vitin 1957, pas mbarimit të Universitetit, filloi punë në Institutin e Projektimeve të Ndërtimeve në Tiranë. Pas disa punëve të thjeshta në fillimin e karrierës, u caktua të punonte në sektorin e projektimeve arkitektonike. Drejtori i atëhershëm z. Eqrem Dobi, i ngarkoi si detyrë të projektonte një ndërtesë me apartamente e dyqane pranë kinema “Partizani”. Në vitet 1958 – 1960, bashkë me z. Agim Bimbashi kryen disa ndryshime konstruktive të cilat vlenin për përmirësimin arkitektonik të kësaj ndërtese.
Më pas, ai projektoi planin e godinës së postës së re pranë Kullës së Sahatit në Tiranë. Ky projekt u miratua nga shteti po u hoq nga plani në të njëjtën ditë dhe Petraqit iu ngarkua një projekt tjetër. Në vitet 1960 – 1961 ai projektoi ndërtesën prapa Bankës Kombëtare Tiranë. Në fillim Petraqi i paraqiti një projekt Këshillit teknik i cili u pranua, por ngaqë projekti kishte një pamje krejt ndryshe nga ndërtimet e asaj kohe, udhëheqësit e ministrisë ngurruan ta vinin në zbatim. Kështu që bashkë me z. Josif Pashko , ministrin e atëhershëm, Petraqi ia paraqiti projektin Mehmet Shehut. Atij projekti nuk i pëlqeu dhe i vuri një kryq të kuq mbi fletë. Pas disa ndryshimesh në pamjen e jashtme projekti u miratua. Pas kësaj ngjarjeje, Petraqit nga viti 1961 – 1966, iu ngarkuan projekte në qytetin e Korçës.
Petraq Kolevicës iu ngarkua projekti i godinave 7 katëshe në hyrje të Korçës. Kjo ishte ndërtesa e parë 7 katëshe jo vetëm në Korçë, por edhe në Shqipëri. Si pasojë e opinionit të mirë publik që kishte Petraq Kolevica, atij iu ngarkua projekti i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë.
Në vitin 1971 Petraq Kolevica ishte mbikëqyrësi i ekspozitës “Shqipëria Sot”. Në vitet 1973 – 1975 ai projektoi dhe u ndërtua ndërtesa e Agjencisë Ajrore Kineze.
Jeta artistike
Përveç arkitekturës, ai kishte pasion dhe letërsinë dhe poezinë. Nё vitet ’60-tё, botoi pёrkthimin e poemёs “Demoni” tё Lermontovit, qё u prit shumё mirё nga lexuesi i atёhershёm. Nё vitin 1986, botoi librin me pёrkthime nga gjermanishtja “Poezi gjermane dhe austriake”.
Ështё ndër të vetmit qё ka pёrkthyer poezi klasike japoneze, ndonёse jo nga origjinali. Nё kohёn e demokratizimit tё Shqipёrisё kontribuoi si deputet nё parlamentin e parё pluralist tё Shqipёrisё dhe si pjesëtar i kёshillit botues tё gazetёs “Rilindja Demokratike”. Nё vitet e mёvonshme, pёr shkak tё njё sёmundjeje tё rёndё, ai u tёrhoq nga politika aktive, por ka shfaqur shpesh mendimin e tij nё gazeta tё ndryshme.
Nё vitin 1992, u botua vёllimi i parё me poezi “Kёngё nga koha e keqe”. Poezi tё shkruara mё parё prej tij por tё pabotuara deri atёhere. Kuptohet pёr arsye tё pёrmbajtjes. Mё vonё botoi dhe vёllime tё tjera me poezi. Sё fundi mё 2013, pёrmblodhi poezitё e tij origjinale nё dy vёllime “Tё korrat e vona”. Tё rёndёsishme nё krijimtarinё e tij janё edhe librat pёr Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, tё cilёt i pati njohur personalisht dhe e lidhte njё miqёsi e ngushtё.
Projektet e Petraq Kolevicës
Godina e Sanatoriumit (1958 – 1959)
Banesa pranë ish Kinema “Partizani” (1958 – 1959)
Blloku i banesave prapa Bankës Kombëtare (1960 – 1962)
Godinë banimi në hyrje të ish Bllokut (vitet 60′)
Shtesë e ish Ambasadës Turke në rrugën e “Kavajës” (1968)
Ndërtesa e Institutit të Kërkimeve Veterinare në zonën e “Kinostudios” (vitet 60′)
Bashkëautor në ekspozitën “Shqipëria Sot” (1971)
Ish Agjencia Ajrore Kineze në Bulevardin “Zogu i Parë” (1973 – 1975)
Bllok banese për diplomatët në rrugën “Skënderbej” ndryshe “Rruga e Ambasadave” (1974)
Bashkëautor në projektimin e Muzeut Historik Kombëtar (1977 – 1981)
Bllok banesash pranë stadiumit
Bllok banesash pranë kinema “Morava” Shkolla 12-Vjeçare (1963)
Shtëpia e Oficerëve
Ndërtesa e parë 7 Katëshe në Shqipëri në hyrje të Korçës
Bibloteka “Thimi Mitko” (1975)