Berisha: Askush nuk duhet të ketë iluzione se McGonigal ishte person i izoluar

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, siç e thoshte Uashington Examiner, zyrtarë, në shumës, askush nuk duhet të ketë iluzione se McGonigal ishte person i izoluar.

“Fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë intensiv me qytetarët, jo nëpërmjet ekraneve. Do i përdorim ekranet, por kontaktet direkte janë rruga absolute e suksesit të revolucionit.

Për ne ishte një ndihmë e jashtëzakonshme arrestimi i McGonigal me akuzat dhe qartësimin se ai komplotoi kundër pluralizmit në Shqipëri. Por, siç e thoshte Uashington Examiner, zyrtarë, në shumës, askush nuk duhet të ketë iluzione se McGonigal ishte person i izoluar.

Dhe në këtë periudhë, ata që vazhduan veprën e McGonigal, me non-grata, me sulmet e paimagjinueshme ndaj PD, një forcë që përpiqej të mbronte vlerat perëndimore në këtë vend, po përpiqej të mbronte shtetin ligjor, po denonconte me gjithë forcat e veta. Por ajo nuk duhej të ekzistonte për këtë mafie të rrezikshme. Duhej të ekzistonte vetëm Edi Rama, që shpërndante para me valixhe dhe ushqente këto shushunja. Dhe që shfrytëzonin pushtetin e vendeve të tyre kundër opozitës në një rast unik.

Kemi lexuar për grushte shteti për rrëzim qeverie, por grusht shteti për rrezik opozite ndoshta ka ndodhur, por nuk kam lexuar ndonjëherë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply