Berisha: Juri Kim dhe Metju Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Juri Kim dhe Metju Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës. Berisha tha se, a ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin.

“Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.

Nuk duhet të harrojmë qëllimet më kryesore, se si shkohej dhe urohej për zgjedhje në natën e zgjedhjeve, dhe përsëri të nesërmen në kundërshtim me kodin, që thotë uro fitoren, por të presim shqyrtimin e ankesave. Është një standard që e dha ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë.

Por këtë nuk e dha Juri Kim, nuk e tha Metju Palmer. Prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës.
Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij?
A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin.
Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim.

Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply