Berisha: Dhuna nuk të sjell në objektivin që kërkon. Ne jemi në hapat e mosbindjes civile

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dhuna nuk të sjell në objektivin që kërkon. Ai tha se, ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile.

“Dhuna nuk të sjell në objektivin që kërkon. Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile Ju e shihni, gazeta më e madhe në SHBA, Uashington Post thotë që Edi Rama është i zhytur deri në fyt në afera sekrete me McGonigal.

Ju e dëgjuat gazetarin e BILD nga Nju Jorku, deklaroi haptas se dokumentet faktojnë se McGonigal u mor me Sali Berishën.

Ndaj dhe duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative.
Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet.
Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon.

Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten.
Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Kryebashkiakia e Roskovecit zë një vend “nderi” në bandën elektorale të Ballukut

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të …

Leave a Reply