Berisha: Rama do të largohet me revolucion!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, nuk i bojkotojmë zgjedhjet, ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Ai tha se, Rama do te largohet me revolucion!

“Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral.

Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet.

Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve.

Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet.

Përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë. Por absolutisht do marrin përgjigjen e merituar.

Sepse çdo vendim, përveç vendimit që është marrë, është i paligjshëm. Nuk ka asgjë më të paligjshme se shpallja palë e atij që nuk është palë.

Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply