Berisha: E trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm! Rezistencën da ta shumëfishojmë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, rezistencën në Parlament duhet ta shumëfishojmë. Ai tha se, nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin.

“Ju e shihni se si sillen në parlament. Kurrë parlamenti Linda-Rama nuk ka qenë në këtë situatë. Kurrë!

Një grusht të zhveshur nga çdo moral politik, e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm, si një plaçkë të neveritshme.

Bënë dje deklaratë që të më akuzonin mua si fajtor për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve. Apo fajin e ka saliu edhe këtu? Kjo ishte kulmore. Ja ku shkon degradimi.

Duhet ta dini se aty nuk ishte vetëm Edi Rama, ishte edhe diçka tjetër.

Ndaj kërkoj tani që koalicioni PD-PS i grave që të faktonte se për shfrenimet e tyre, fajin e ka Berisha.

E dhashë këtë shembull për të thënë se shikoni se në çfarë shkalle, këta kanë humbur çdo lloj logjike.

Kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë çdo gjë, të ndërmarrin cdo gjë.

Duhet të falenderojmë qytetarët për përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta. Duhet të vazhdojmë.

Demokratët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga zgjedhjet, as të dorëzohen. Ky është revolucion.

Unë e kuptoj se ky term ngjall debat. Por në rast se një vendi, me forca madhore, i shkatërrohet pluralizmi, si mund ta rivendosë ai?

Ai është një akt kundërrevolucionar, ky është revolucion. Ai është grusht shteti kundër pluralizmit.

Ne jemi në të drejtën tonë dhe ne i injorojmë këto. Marrim vetëm qëndrimet e parlamentit: a mund të veprohet në një parlament siç vepron Edi Rama me Lindën e tij kryetare?

Në mënyrën më të turpshme dhe të padenjë. Ndaj dhe ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk e dorëzojmë ne parlamentin. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin. Ne përfaqësojmë 750 mijë zgjedhës.

Kështu që thashë të bëjmë këtë mbledhje, të përcaktojmë detyra më konkrete dhe të vazhdojmë betejën në të gjitha planet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dëshmia/ Veliaj kërkoi psikiatër në qeli: Nuk jam në situatë të mirë mendore…

Ylli Rakipi: Veliaj ka pretenduar që i është dhënë ilaç në burg, dhe ai ka …

Leave a Reply