Berisha, thirrje për protestë masive më 3 mars: Kemi vetëm një objektiv, Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve për protestë masive më 3 mars. Ai tha se, kemi vetëm një objektiv, Edi Ramën.
Së fundmi, u bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë axhendën me datën 3 mars, do të jenë në Tiranë në një protestë epike për nga përmasat.
Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim.
PD e ka vendimin e gjykatës. Gjykimi është për të pranuar palë Alibashën. Nuk ka gjykatë, pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin e Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse përmbyset sistemi i drejtësisë nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë, ti hap rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë.
Objektivi ynë është Edi Rama, ky është një armik i egër që po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi ka kryer vepra të tmerrshme, akte të pabesisë ekstreme ndaj SHBA, NATO-s, sigurisë së tyre, por edhe akte antikushtetuese ndaj demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Vritet gazetari amerikan që po investigonte USAID dhe Soros dhe ishte në listën e zezë të Ukrainës

Autoritetet amerikan kanë nisur hetimet pasi një gazetar i InfoWars u qëllua dhe u vra …

Leave a Reply