Kryetari i PD, Sali Berisha tha se nesër në orën 10 do të jetë protesta para Parlamentit. Ai tha se, RamGonigali nuk duhet të hyjë në Parlament!
“Nesër është një ditë prove, prove e fortë.
Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament.
A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamëGonigali?
Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë.
RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda parlamentit”, tha Berisha.