Deklarata e fortë e gazetares: Pas vdekjes së vajzës keniane fshihen ministra të Ramës

Gazetarja Anduena Llabani deklaron se, pas vdekjes së 22-vjeçares keniane, Joy Ayoko, që punonte në një kazino në Tiranë, fshihen ministra të qeverisë Rama. Sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.

“Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj. Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama. Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që e vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply