Pack: Skandali Rama-McGonigal duhet të zgjojë BE-në, Rama është i interesuar të mos ketë opozitë

Një prej zërave më të fuqishëm të Parlamentit Europian, aktualisht presidente e forumit të gruas në Partinë Popullore, Doris Pack, dënon vendimin e mazhorancës për të përjashtuar 18 deputetë të opozitës. 

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Pack tha se në Shqipëri po dhunohet demokracia, duke shtuar se ajo që po ndodh në Parlament është e pabesueshme.

Mendoj se është e pabesueshme që gjëra të tilla po ndodhin në një vend që dëshiron t’i bashkohet BE-së. Qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj Parlamentit. Kjo është një dhunim i demokracisë, ajo që po ndodh aty. Kryeministri nuk po vjen në Parlament dhe të japë shpjegime për skandalin e fundit i cili mund ta ndikojë direkt. Nuk mund të ndodhë kurrë në një vend që është vend demokratik”, tha Pack.

Ish-eurodeputetja gjermane foli edhe për skandalin Rama-McGonigal. Ajo theksoi se kryeministri duhet të dalë para Komisionit Hetimor Parlamentar dhe të japë shpjegime.

Doris Pack foli edhe për heshtjen e ambasadorëve duke e quajtur të pakuptimtë qëndrimin e tyre, ndërsa shtoi se skandali Rama-McGonigal duhet të zgjojë edhe institucionet e Bashkimit Europian.

Pjesë nga intervista 

Pyetje: Pse heshtin ambasadorët? Çfarë reagimi duhet të kishim në këto momente?

Doris Pack: E kam ndjekur nga afër gjatë gjithë kohës, ishin të interesuar edhe për reformën në drejtësi dhe tashmë ata janë në heshtje. Teksa janë duke dashur të hyjë në BE, një vend që duhet t’i përmbahet parimeve të Kopenhagen, demokraci, ligjshmëri dhe kjo thyerje e madhe duhet t’i zgjojë përfaqësuesit e ndryshëm të vendeve të BE. Mendoj se ata nuk e kanë marrë seriozisht dhe mbetet në heshtje. Nuk mund ta shpjegoj pse. Nuk mund të jetë shikues në këtë çështje dhe të shohin si ky Parlament nuk po vepron në mënyrë demokratike.

Pyetje: Berisha ka thënë se opozita do t”i vijojë protestat. Nesër ka një seancë dhe ka edhe protestë. Sipas tij nuk mund të sqarohet asnjë çështje tjëtër, pa sqaruar rastin McGonigal…

Doris Pack: Mendoj se opozita ka të drejtë. Komisioni duhet të ngrejë një komision hetimor dhe Rama duhet të dalë para këtij Parlamenti dhe të tregojë si ndodhi ky skandal. Duhet të dalë para Parlamentit dhe të flasë para përfaqësuesve të popullit. Besoj se ai është përmbi ligjin, përmbi institucionet demokratike. Opozita ka të drejtë. Nuk mund të lejohet një sjellje e tillë.

Pyetje: Brukseli zyrtar në këtë rast duket indiferent. A dilet nga një situatë e tillë pa ndihmën e Europës?

Doris Pack: Nuk mendoj se mundet. Mendoj se ky skandal duhet t’u hapë sytë të gjithë europianëve, institucioneve europiane. Parlamenti duhet të flasë realisht për këtë situatë. Kolegët e tyre në këtë parlament kombëtar po keqtrajtohen, nuk është korrekte. Rrugët demokratike që janë të disponueshme në të gjitha demokracitë në Parlament duhen respektuar. Çfarë ndodh aty, në sytë e mi, është një sulm kundër demokracisë.

Pyetje: Çfarë mekanizmash duhet të përdorë Brukseli zyrtar, BE?

Doris Pack: Problemi është se BE nuk mund të ndërhyjë. Sepse thjeshtë mund të thotë se nuk është e saktë kjo që po bëni, është mënyrë jo demokratike që t’i mohosh vulën dhe logon PD-së, kryetari i të cilës u zgjodh në një proces mbarëkombëtare, mori një vit që t’i jepej përgjigje. Të jep të paktën përshtypjen që Rama ka të gjithë mundësinë që të hyjë atje dhe të ndikojë, ç’ka është vërtetë turp dhe nuk është ç’ka meriton vendi. Rama është i interesuar të mos ketë opozitë në zgjedhjet e ardhshme dhe të ketë pengesa gjatë gjithë kohës prej njerëzve të tij në mënyrë që PD dhe opozita të mos jetë në zgjedhjet lokale. Mendoj që është e pamundur që gjithçka të jetë në duart e një personi dhe kjo është e papranueshme.

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply