“Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, kullat ngrihen”, Luiz Ejli shpërthen për situatën ku ndodhet vendi

Luiz Ejli reagon me kritika të forta për realitetin ku ndodhet vendi. Ai shprehet se në Shqipëri situata sa vjen e përkeqësohet, në një kohë kur qytetarët duan të largohen kush me kamion dhe kush me gomone.

Sipas tij, vendi kontrollohet nga ata që ndërtojë kulla dhe i shesin apartamentet nga 7-10 mijë euro m2, si në asnjë vend tjetër të Europës.

Luizi: Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet. Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush. Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Përditë duke lulëzuar këto kompani. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamarierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply