Kthesa e familjes Rothschild

Lamtumira bursës, timoni i fortë në detin në furtunë. Kështu ka tejkaluar edhe atë vdekje misterioze në 1996.

Askush në epokën moderne nuk ka qenë më i pasur se ata, as “robber barons”, manjatët amerikanëtë naftës, të çelikut, të monedhës. Historiani skocez Niall Ferguson ia detyron pjesë të famës së vet një kërkimi arkivor të autorizuar më së fundi nga familja Rothschild; në fundin e vëllimit të madh prej 1300 faqesh të botuar në 1998, ka guxuar një konfrontim midis pasurisë së Nathan Rothschild në vitin 1915, në kulmin e pasurisë dhe perëndimit të jetës së tij, dhe asaj të Bill Gates. Si me vlerat e atëhershme, si në raportin e PBB botërore, me atë të perandorisë britanike të ‘800 apo amerikane bashkëkohore, krahasimi është gjithmonë në favor të Natty, siç quhej eksponenti i shigjetës angleze, një prej të pestëve që kryesojnë markën e familjes. Në 20 vitet e fundit aristokracia e kapitalit ka ndryshuar sërish, spt është më e vështirë të përshtaten vlerësimet e Ferguson për Jeff Bezos apo Elon Musk. Edhe revista amerikane “Forbes” nund të botojë vetëm vlerësime të përafërta; në epokën ku financa komandon gjithçka është e lëvizshme deri në tepri, shpesh në mënyrë të kotë. Pikërisht për t’ju shpëtuar valëve të këtij oqeani pakufi, Rothschild kanë vendosur ta lënë bursën, banka e tyre do të bëhet private si thuhet në botën anglosaksone. Gjithçka në familje, gjithmonë dhe vetëm në familje duke respektuar dëshirat e themeluesit.

“Durim, këmbngulje dhe vijueshmëri”, kështu dinastia më jetëgjatë e biznesit ka kaluar mbi dy shekuj, ka shkruar historiani David Landes. Kanë sfiduar antisemitizmin e të gjithë Europës, kanë poseduar miniera dhe puse nafte, janë lançuar në hekurudha dhe në industrinë e madhe, kanë blerë vila e kështjella duke plotësuar zilinë e aristokracisë angleze, franceze, gjermane, prodhojnë verëra bordeaux ndër më të kushtueshmit dhe të shkëlqyerat (Château Lafite për degën franceze, Château Mouton për atë angleze), por banka ka qenë gjithmonë qendra e aktivitetit të tyre. Huazimi i parave të fuqishmëve, investimi në mes të botës, transformimi në mundësi i humbjeve, i gabimeve (e kanë kuptuar me vonesë seë Amerika do ta tejkalonte Europën), duke ruajtur tre pika të forta: rrënjën etnike e fetare, familjen, impenjimin për të mos i shpërdoruar pasuritë e tyre.

Nga Nathan Mayer që nuk e mbante vendi në geton e Frankfurtit teksa Napoleoni kalonte Rinin, deri tek Alexandre, kanë kaluar nën urat e historisë 6 gjenerata të mira dhe vendimi për ta nxjerrë nga bursa parisiane Rothschild & Co, e marrë në këto ditë, i përgjigjet të njëjtave parathënie të pandryshuara. Quhet Concordia kasaforta e familjes ku 20 vjet më parë David de Rothschild ka bashkuar dy degët kryesore, atë franceze dhe atë angleze (ka mbetur jashtë Edmond de Rothschild e Gjenevës) për t’ia kaluar më pas frenat të birit Alexandre më 2019. Holdingu posedon 38.9% të bankës dhe ka vendosur ta blejë pjesën tjetër të aksioneve me një ofertë të financuar bashkë me investitorë të tjerë. Biznesi i familjes është ndarë në tre degë të ndryshme: konsulenca në operacione financiare dhe industriale, menaxhimin e pasurive dhe bankën e biznesit. Asnjëri prej tyre nuk ka nevojë të kapet pas burse, makina e madhe e parave është tashmë një butik financiar, edhe pse një prej të parave, që gjendet të operojë në një mjedis veçanërisht armiqësor. Fundi i parasë së lehtë bën gjithçka më të komplikuar dhe rreziku i humbjes së busullës mund të bëhet shumë i lartë edhe për Rothschild, që megjithëse duke kaluar divergjenca, ndarje, konflikte të brendshme, kanë arritur ta mbajnë fort timonin, edhe pas tragjedisë që në 1996 ka rrezikuar të rivërë gjithçka në diskutim.

Shumë dihet sesi ka lindur pasuria e familjes. Emri e merr origjinë nga shtëpia që banohnte në Judengasse, udhëkryqin hebraik (“zum Roten Schild”, tek mburoja e kuqe). Në Gjermania kreu i familjes Amschel Moses i huazonte para Princit të Assia që i nxirrte duke ua huazuar ushtarëve të tij në oborret e ndryshme europiane, djali i tij Mayer Amschel krijoi një bankë dhe i vendosi pesë trashëgimtarët meshkuj në krye të filialeve të kryeqyteteve më të mëdha europiane. Në Londër Nathan financoi Wellington kundër Napoleonit, ndërsa në Paris Jakob më pas i quajtur James synonte Restaurimin, në Vjenë Salomon mbështeste Habsburgët, në Napoli Carl Mayer furnizonte Burbonët. Portreti i Betty (gruas së James, xhaxhait të tij) i pikturuar nga Dominique Ingres, salloni ku shfaqej Gioacchino Rossini, jetë të transformuar në legjenda, ndërsa emri i tyre bëhej shënjestër e antisemitizmit në rritje. Shumë më pak është shkruar për kohërat më të afërta me ne, kur perandoria e Rothschild ka rrezikuar të shembej me një vdekje misterioze që i ka pelur rrugën një ndryshimi tjetër në vijueshmëri.

Le të bëjmë atëhere një kërcim prapa në kohë, në 8 korrik të 1996, në hapësirën në zemër të Parisit. Aty, në suitën e Hotelit Bristol, një kamariere zbuloi në pasdite vonë trupin e një banori të zakonshëm dhe të bujshëm: Amschel Mayor James Rothschild. Në moshën 41 vjeçare, i gjatë, atletik, garonte akoma në Formula 3 dhe lëshohej me biplanin e tij në pikiata marramendëse. Trashëgimtar i caktuar i degës britnaike, ishte martuar me bukuroshen Anita të familjes Guinness (mbretërit irlandezë të birrës); jetonte në fermën e madhe të Rushbrooke në Suffolk dhe në dukje nuk kishte asnjë arësye t’i jepte fund jetës. Aq sa të parët që kanë bërë pyetje të dyshimta janë policët parisianë të thirrur rreth orës 19 e 30. I shtrirë në dyshemenë e sallës së banjës është kufoma e Amschel, me rripin e peshqirit rreth qafës, të kapur nga ana e kundërt me një mbajtëse peshqirësh. Një agjent i jep një të shtyrë dhe unaza këputet nga muri. “So dreqin ia bën të mbytesh me një unazë të kësaj natyre?”, pyet. Investigatorët kërkojnë një letër, një notë, një biletë. Asgjë. “Conspiracy Nation” (nomen omen) boton një pjesë të Spotlight të datës 5 gusht 1996, sipas të cilit bëhej fjalë për vrasje. Rupert Murdoch personalisht (kështu thuhet) i telefonon drejtorëve të gazetave të tij që t’i japin peshën minimale të mundshme lajmit, duke siguruar se bëhet fjalë për një sulm në zemër banal. Hetimi mbyllet me shpejtësinë e dritës: vetëvrasje e mundur. Funerali mbahet në formë private dhe më pas bie heshtja. Atë mëngjes të 8 korrikut, në Avenue Matignon, seli e bankës si biznesit Rothschild & Cie, ishte mbajtur një takim. Në rendin e ditës integrimi i aktiviteteve në një shoqëri të vetme, kalim i rëndësishëm drejt projektit të ideuar nga baroni David de Rothschild, kreu i degës franceze.

Një ide fikse kur kishte vënë këmbë në aferat e familjes e goditur nga shtetëzimi i vendosur nga qeveria e François Mitterrand më 1981. David kishte shpenzuar të gjitha kapacitetet diplomatike, të gjithë sharmin dhe forcën bindëse të saj për të krijuar të çara me kushëririn Evelyn që drejtonte degën britanike. Bëheshin traktativa për nënshkrimin e paqes së madhe: Londër, Paris e më pas edhe Zyrihu, të gjithë Rothschild nën të njëjtën çati, një grup në gjendje të rivalizonte me kolosët amerikanë, një hop në modernizëm i kthyer në origjinën e tij kur Mayer Amschel kishte lnë thënien të qëndronin bashkë me çdo kusht. E kishte shkruar në testamentin e tij, e kishte ngulitur tek stema e familjes, peës shigjetat e lidhura nën moton latinishte Concordia, Integritas, Industria. Në vitin 1836, me vdekjen e babait, vëllezërit e rrethuar tashmë nga dhjetëra fëmijë dhe nipër, kishin nënshkruar në marrëveshje të vlefshme edhe për të ardhmen: suksesioni duhej të ishte i drejtë, asnjë kunat apo kushëri të fituar dhe martesat do ta respektonin traditën hebraike. Kishte zgjatur deri në Luftën e Madhe që kishte parë Rothschild të luftonin me njëri tjetrin, gjermanë dhe austriakë në një front, francezë dhe anglezë në frontin e kundërt. Nazizmi dhe holokausti kishin shënuar persekutimin dhe diasporën. Pas Luftës së Dytë Botërore, secili për rrugën e tij.

Dinastia u nda më tresh: angleze, franceze dhe zvicerane. Rothschild anglezë krijuan një bankë me aktivitete të shumta, me qindra punonjës. Lidhja me torët, që i përkiste ‘800, shtrëngohet edhe me Margaret Thatcher. Francezët mbajnë atelienë e tyre, një shoqëri me aksione ku ortakët mblidhen në mëngjes në selinë hstorike të Rue Laffitte ku ishte instaluar James më 1818. Kurrë përpara orës 10, siç rekomandon baroni Guy sipas të cilit një xhentëlmen nuk duhet të jetë në zyrë përpara kësaj ore dhe nuk duhet të qëndrojë pas orës 16. Rothschild kishin luftuar kundër nazistëve me France Libre dhe qysh atëhere kishin një raport të mirë me Charles de Gaulle, edhe pse gjenerali nuk i donte. Derikur një drejtues brilant banke, Georges Pompidou, nuk vendos të hyjë në politikë dhe gjenerali e zgjedh si delfinin e tij. Modernizimi i madh i mbrujtur në vend pas trazirave të majit ’68 i lançon Rothschild në operacione të mëdha që shkojnë përtej menaxhimit të pasurisë së ultrapasanikëve me të cilën qenë specializuar. Duket se po rigjelbërojnë kohët në të cilat qenë bankierët e favorizuar e Luigj Filipit të Orleanit, por vjen në qeveri Union de la Gauche, shtetëzon industritë e mëdha dhe bankat e mëdha private; ajo e Rothschild është ndër të parat. Familja përfiton një dëmshpërblim në bazë të vlerës së tregut, megjithatë pengohet nga zanati i bankierit. “Judej nën Petain, të ulët me Mitterrand, e kam në grykë”, shpërthen baroni Guy. Rimarrja e vetes nuk do të jetë e lehtë dhe ndërmarrja i detyrohet e gjitha të birit David. Në moshën 40 vjeçare vendos të riniset nga zero. Bashkë me kushëririn Eric dhe një kompani financiare, Paris-Orléans, që i ka shpëtuar shtetëzimit, fillon nga zanati klasik: menaxhimi i pasurive.

“Ka në botë 7 milion njerëz që kanë më shumë se 1 milion dollarë kesh dhe aty jemi ne”, thotë David. Duhet të bëjë hesapet me ambiciet e kushëririt tjetër, Edmond, më të pasurin e degës franceze, i cili nuk përkulej, shkon në rrugën e tij me të tijën Compagnie Financière Edmond de Rothschild. Pastaj, shumë ngrenë vetullat përball faktorit njerëzor: do të jetë David i aftë për kaq shumë detyra? Protagonist i kronikave mondane, pëlqen dashuritë e jetës. Purot e tij havane quhen, jo rastësisht, Epicure Nr.2. Është një hebre pak praktikant, edhe pse ulet, në gjurmët e të atit, në presidencën e Fondit Social Hebreik dhe nuk shkon kurrë në zyrë ditën e Yom Kippur. Është i martuar me Olimpia Aldobrandini, emër i fisnikërisë më të kashtë papnore, katolike. Bashkëshortët kanë arritur një kompromis: djalit Alexandre një edukim hebre, tre vajzatë do të ndjekin nënën (aq më shumë që një grua nuk ka komanduar kurrë në Shtëpinë Rothschild). I shkurtër, flokët e thinjura, me një dhjamosje të lehtë, shikimin e mprehtë dhe gojën e pjerrët në një irono të lehtë, David e pëlqen konsensusin, nuk i trajton bashkëpunëtorët nga lart poshtë, nuk e ka pamjen e financierit sulmues. I ka filluar studimet në New York ku familja ishte strehuar gjatë luftës, i ka përfunduar në Paris në të famshmin Sciences-Po. Financën e ka provuar lajv, përkrah babait Guy dhe ka demonstruar se e zotëron si mjeshtër.

Në fillimvitet ‘90 rilançimi i Maison është tashmë i kryer dhe David ngjall admirimin e sër Evelyn, kushëririt britanik që zë një pozicion të nderuar në klan. I lindur në 1931, kryeson NM Rothschild & Sons. Për 85 vite deri në 2004 ka mbajtur një privilegj, një brilant i regjur në histori: fixing i garës botërore të oncit të artë që dilur rregullonte të gjithë sistemin monetar botëror dhe akoma sot përfaqëson një barometër me rëndësi parësore. Ceremonia që përsëritet gjithmonë e njëjtë me vetëveten dy herë në ditë, menaxhohej nga NMR për llogari të Bankës së Anglisë, derikur Rothschild nuk e kanë lënë. Më 1992, Evelyn thërret David në Old Court dhe fillon ta vëzhgojë nga afër. Edhe pse me peshën shumë më të madhe, kushërira londoneze e shuan flakën respektivisht me kushërirën parisiane që nxjerr fitime dhe suksese. “Është një Rolls Royce e drejtuar si një Mini”, thonë në City. Evelyn ishte zgjedhur si kreu i familjes nga xhaxhai i tij Victor që e konsideronte më të aftë në menaxhimin e biznesit të House respektivisht Jacob, djalit të pasur nga martesa e parë, i cili e merr keq dhe akuzon se është viktimë e një puçi të nxitur nga babai i tij. Kur Nathaniel, djali i Jacob, nxirret jashtë nga suksesioni në biznesin e familjes, pavarësisht se ka bërë kockat midis peshkaqenëve të Wall Street. Mbetet vëllai për baba Amschel, 12 vjet më i ri, i cili midis dy formacioneve në të cilën ndahen Rothschild, domethënë financierëve dhe xhentëlmenëve të fshatit, i përkiste padyshim të dytëve.

Victor vdes në 1990 dhe mbi shpatullat e Amschel bie një përgjegjësi e theksuar për detyrim drejt shtëpisë sesa vetëvetes, kurse sër Evelyn manifeston hapur parapëlqimin e tij drejt kushëririt francez David. Pavarësisht së famshmes Concordia, të dy bankat qenë dalluar deri në simbol. Prej pesë shigjetave të mbledhura bashkë, ajo franceze synonte për lart, ajo angleze për poshtë, kështu dëgjohej të thuhej. Le të kthehemi kështu në atë samit të 8 korrikut 1996. Ka mundësi që Amschel e ka parë në vendimin e themelimit të tre degëve nën drejtimin francez një lloj vendimi negativ kudrejt tij? Niall Ferguson shkëlqen për vetëvrasjen. Është një sekret i ruajtur mirë. Megjithatë, Evelyn kishte qenë i qartë 4 vite më parë, kur i kishte deklaruar “Le Monde”: “Nëse më ndodh diçka mua, është David; nëse i ndodh diçka atij, është Amschel. Punimi si një familje e vetme ka qenë gjithmonë shenja jonë dalluese”. Shtëpia Rothschild ka qenë dhe është akoma një shkollë finance dhe politike, në Paris ka bërë kockat Emmanuel Macron që më paska ndjekur gjurmët e Pompidou në Elize. Në Itali mirëpret menaxherë dhe bankierë të thekur. Mjafton emri për të qenë autoritarë, një pasuri që Alexandre dëshiron ta ruajë: “Nuk mund të jeshë shatzanë vetëm përgjysëm”, thotë për “Financial Times”, kështu ngre mburojën e kuqe dhe ia mbyll derën kështjellës i bindur se në çdo rast një Rothschild nuk do të mbesë kurrë i izoluar.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply