SHBA dhe BE kundër Ramës: Nuk garanton siguri për pasaportat biomerike

Një burim diplomatik i pati thënë Lapsi.al se amerikanët, por edhe Brukseli zyrtar janë shumë të shqetësuar për këtë vendim të Edi Ramës për të marrë në dorë të dhënat sensitive për të cilat qeveria e tij nuk ofron asnjë garanci se nuk do të keqpërdoren. Javë më parë, tregoi burimi diplomatik për Lapsi.al, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Ministrin e Brendshëm të cilit i ngriti këtë shqetësim.

Kim i kujtoi Çuçit infrastrukturën e dobët që ka shteti shqiptar për të garantuar sigurinë e këtij shërbimi dhe ruajtjen e të dhënave si dhe goditjen e para disa muajve nga e cila ne nuk e kemi marrë ende veten. Amerikanët nuk e lanë me kaq, por thirrën në ndihmë edhe europianët duke iu kërkuar të ushtronin presion tek Shqipëria. Po me Ministrin e Brendshëm u takua edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, shtoi burimi diplomatik i Lapsi.al

Ajo i ngriti zyrtarisht këtë shqetësim me po të njëjtat argumenta si ambasadorja e SHBA. Megjithatë duket se këto përpjekje rezultuan të kota pasi Edi Rama miratoi sot ngritjen e kompanisë shtetërore që do të prodhojë pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët nga 1 gushti e në vijim.

Frika dhe rreziku

Shqetësimi i përbashkët i ndërkombëtarëve në këtë rast është, se shtetëzimi edhe i këtij shërbimi nuk garanton sigurinë për dokumentet biometrike të shqiptarëve. Mjafton skandali me patronazhistët që Lapsi.al e denoncoi i pari, shpartallimi i portalit e-Albania dhe goditja e sistemeve të Policisë së Shtetit e dalja sheshit e sekreteve, për të përligjur të gjithë presionin ndërkombëtar.

Marrja në dorëzim e një kompanie ndërkombëtare me standarde të larta sigurie dhe menaxhimi i saj nga patronazhistët dhe klientela e Edi Ramës duket një vendim i kalkuluar mirë. Jo vetëm për të garantuar fitime të larta që në 2019 kapën shifrën rekord prej 15.5 milionë euro neto, por sidomos për të lehtësuar nisma të tjera të rrezikshme siç është amnistia fiskale apo Pasaportat Gold.

Gjurmët e gishtave janë të dhëna shumë sensitive të cilat janë ruajtur me fanatizëm dhe standard të lartë nga kompania “Aleat”, e cila nuk ia ka dorëzuar shtetit shqiptar pikërisht sepse s’kemi infrastrukturën e duhur për t’i garantuar. Me kalimin në administrim shtetëror të kësaj kompanie shtohen dyshimet se njerëz me rekorde kriminale mund të penetrojnë më kollaj për t’u pajisur me pasaporta me identitet të rremë.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply