Bylykbashi: Edi Rama është strumbullari i dosjes së Charles McGonigal

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi deklaron se, Edi Rama është strumbullari i dosjes së Charles McGonigal. Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, Bylykbashi tha se pa Edi Ramën nuk do të ekzistonte dosja e Uashington D.C për ish-zyrtarin e FBI.

Gjithashtu, Bylykbashi paralajmëroi se do të dalin të tjera fakte dhe prova, ndërsa shtoi se Rama e ndjen veten thellësisht të zhytur në aferë.

“Rama është strumbullari, pa të nuk ekziston dosja e Uashingtonit për McGonigal. Ky skandal ka tronditur një nga kollonat që të gjithë amerikanët i besojnë, FBI-në. FBI ka të gjithë potencialin e vet për të pastruar veten, por në këtë përpjekje të jashtëzakonshme që do të bëjë FBI do të nxjerrë shumë të pa lara ku Edi Rama është pjesë e saj. Rama rri në heshtje dhe praktikisht duke treguar se e ndjen veten thellësisht të zhytur në këtë batak. Ne do të bëjmë të gjithë hapat e nevojshëm me protesta dhe protesta të tjera, por në fund fare e kemi thënë qartë, ne vijmë në pushtet me votë”, u shpreh ai.

Bylykbashi tha gjithashtu se mazhoranca po shkel Kushtetutën duke penguar hetimin parlamentar, ndërsa e konsideroi të paprecedentë paralajmërimin e socialistëve se do të pezullohet ligji për komisionet hetimore.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply