Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në një komunikim nga jashtë Kuvendit tha se, kanë bërë ankim në Byronë e Kuvendit lidhur me përjashtimin e deputetëve të opozitës. Gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.
“Deri në marrjen e vendimit nga Byroja e Kuvendit, deputetët kanë të drejtë të hyjnë në séancw. Pra, kryetarja e Kuvendit ka detyrim të respektojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda. Në të kundërt, Rama është duke e përdorur Kuvendit për të cenuar të drejtat e përfaqësimit të atyre që na kanë votuar për të ngritur kërkesën për një komision hetimor për aferën MCGonigal. Është një sthuhi që është ngritur kundër Kryeministri, një aferë që ka turpëruar dhe kërkon që të dalin jashtë të gjitha ato lidhje kriminale. Kryeministri kërkon të zbrazet salla e parlamentit nga opozita. Ne kërkojmë që Byroja të marrë në shqyrtim kërkesën tonë”, tha Bylykbashi.
Ndërkohë mbështetës të PD janë mbledhur jashtë Kuvendit duke protestuar kundër korrupsionit. Protestuesve i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës.