Këlliçi: Kjo është çmenduri! Rama është tërbuar nga McGonigal, por nuk do të shpëtojë!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në një deklaratë nga Kuvendi ku po zhvillohet protesta e opozitës tha se, ne kemi çuar anikimim dhe vendimi i djeshëm i etikës është pezulluar. Çfarë tjetër duhet të bëjmë që të marrim pjesë në seancë?! Është hera e dytë brenda tre javësh që pezullohem nga seanca pa folur.

“Kjo është një çmenduri e Edi Ramës, kjo është cmenduri e Lindita Nikollës, është e disata herë që unë përjashtohem nga Kuvendi pa folur. A kanë fytyrë këta të dalin përpara njerëzve. Nxjerrin Gardën këtu, nga kush e mbrojnë këta Kuvendin, nga unë? Nga Belind Këlliçi? Pse nuk e ndalojnë këta kryeministrin Edi Rama që vjedh. Kërkojmë fjalën për procedurë nuk na jepet fjala. Unë e di që dosja e McGonigal e ka tërbuar, por nuk do të shpëtojë. Thjesht po shtyn agoninë e tij. Ne duhet të futemi në seancë plenare dhe Garda është këtu për të zbatuar ligjin. Nuk më intereson asgjë, unë aktualisht që po flas duhet të jem në séance”, tha Këlliçi.

“Nuk kemi gjë me ju, po hapuni!” Me këto thirrje, deputetët e opozitës i kanë bërë thirrje, punonjësve të Gardës që t’u hapin rrugën për të hyrë në seancën parlamentare.

Deputetët Flamur Noka dhe Tomorr Alizoti janë përpjekur t’u tregojnë dhe shpjegojnë shkresën se nuk ka vendim për përjashtimin e tyre nga Kuvendi, ndërkohë që deputetja Albana Vokshi u ka kërkuar të lecojnë urdhrin.

“Ankimim vendimi do të thotë se nuk ka vendim ndaj hapuni” – ka përsëritur disa herë Noka për të bindur Gardën që të hapë rrugën”. Ndiqni pamjet.

Ndërkohë në sfond, dëgjohen thirrjet “Rama ik” të protestës së nisur jashtë Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply