Paloka-Ramës: Kriminel që vjedh miliona dhe burgos shqiptarët për 30 mijë lekë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nga protesta e opozitës sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai tha se protestuesit nuk ishin në tubim për të dhe Berishën, por për shqiptarët.

“Ky është kriminel që vjedh miliona dhe i burgos shqiptarët për 30 mijë lekë të vjetra. Ça mendoni se jeni këtu për Berishën e Palokën? Jo vëllezërit e mi jo, këta janë për të gjithë shqiptarët që mos të përsëritet ajo që kemi kaluar një herë në kurriz. Ndaj dilni sa nuk është vonë kur t’ju vijë e keqja. Mos prisni. Ky parlament është turp, ta quash të tillë. Marrëdhënien me këtë parlament e kam përcaktuar që ditën e parë, se e dija si do ndodhte. Për faqen e tyre të zezë, për turpin e tyre”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Miku i Ramës drejt prangave në SHBA/ Arrestohet shefi i stafit të ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut

Ish-shefi i stafit të ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, vëllai i tij dhe dy …

Leave a Reply