Berisha: Gazetat më të mëdha amerikane thonë se Rama është i zhytur deri në fyt me McGonigal

Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, gazetat më të mëdha amerikane thonë se Rama është i zhytur deri në fyt me McGonigal. Ai tha se, akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot, Uashington Post.
“U tha medieve amerikane që janë kazan si Nju Jork Post, por tha se serioze janë Uashington Post dhe Nju Jork Tajms.
Akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot, Uashington Post.
Kjo gazetë thotë: McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Edi Ramën.
Gazeta vazhdon, se Charles McGonigal ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.
Ka ky sy për të lexuar? E mashtron Fuga. Është i shpërqendruar. Po jeton ditët e fundit në pushtet.
Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit, Stars and Stripes.
Sikundër, gazeta tjetër e madhe, Nju Jork Tajms, thotë se McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani, e ka fjalën për Edi Ramën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Revolta e studentëve ndaj Ramës/ Protestuesja: Imazhi i kryeministrit është “grisur” edhe në sytë e ndërkombëtarëve!

Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama paralajmërojnë …

Leave a Reply