Berisha thirrje mediave: Asnjë hapësirë për Ramën, bojkotojeni!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje mediave të mos i japin asnjë hapsirë Edi Ramës. Ai u bëri thirrje që ta bojkotojnë.
“Nuk vjen në parlament për t’u ballafaquar, por shkon në studio.
Iu bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit.
Mos e bëni studion në refugjio. Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që shkojë në studio.
Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë.
Kudo që të shkojë, kudo që të shkelë, ne do bëjmë protesta!
Nuk merret ky, është njëlloj si të merret në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë.
Thirrje medieve: asnjë hapësirë, bojkotojeni! Ky po bojkoton parlamentin, po bojkoton qeverinë.
Unë e kam me sinqeritet këtë thirrje, ne do protestojmë gjithë kohën që ai do jetë në studio.
Nga shkoi dje, nga ABC u fut, nga mbrapa. Do marrim masa dhe nuk do futet dot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply