Berisha uron Kosovën: Gëzuar 15-vjetorin e Pavarësisë!

Nga Sali BERISHA

Gëzuar Kosovë 15 vjetorin e Pavarësisë!

Të dashur miq, sot shqiptarët në Kosovë, dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë se tyre pas pavarësisë së Shqipërisë. Por ne shqiptarët sot kremtojmë 15 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.

Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themel shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe genocidit ciklik serb, ka luftrat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra e mijëra martirëve të saj që luftuan dhe ranë për tu bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga vitet 1870 në vitet 1999, ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të saj, komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftrave të kombit tonë pas atyre të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, Skenderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitetktit te saj, politikanit mëndjendritur të kombit shqiptar, Presideniti Ibrahim Rugova, Gandit Ballkanik dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur, më fisnike, njeriut të civilizuar lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe që themeloi e ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbar.

Presidenti Rugova paraqiti dhe mbrojti me vendosmëri dhe vizion në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelaritë më të mëdha të botës çështjen e drejtë të popullit të Kosovës dhe zgjidhjen e saj. Ai arriti ta shndërrojë këtë kauz në çeshtje kryesore të axhendes të SHBA dhe vendeve të lira perëndimore!

Pas lufte, ai me urtësi dhe vizion hodhi themelet e shtetit të sotëm të pavarur, demokratik properendimor të Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që i la kombit të tij kreshtën e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës si dhe heronjve të tjerë të pavdekshëm dhe dhjetra mijëra luftëtarëve të lirisë që me guximin, heroizmin, sakrificën e tyre bënë luftën e fundit çlirimtare në Europë dhe çliruan Kosovën.

Pavarësia e Kosovës është vepër e shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë që moton ‘Një komb një qendrim’ u bashkuan si një trup i vetëm, dhe Shqipëria pas çlirimit të saj nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendesueshëm!

Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur vetëm falë mbështetjes së fuqishme dhe rolin përrcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George W Bush, vendeve të mëdha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATOS në Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës!

Sot në këtë 15 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur, Kosova bënë krenar çdo shqiptar. Ajo sot është një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe ka arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lënë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bërë emër botëror me talentin e rallë dhe zërin magjeps të çikave të saj dhe shkëlqimin e mbretëreshave të saj në sport.

Kosova këto vite është përballur me shantazhe, provokime të serbomëdhnjve të Beogradit dhe vasalëve të tyre, por ka qendruar gjithnjë një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon.

Të dashur miq, duke uruar nga zemra, Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe mbarë shqiptarëve 15 vjetorin e Pavarësisë, ju ftoj të përulemi me nderimin më të madh dhe mirënjohjen tonë më të pakufijshme para sakrificës së qindra e mijëra martirëve të saj, luftëtarëve të lirisë, që luftuan e flijuan jetën dhe rininë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para veprës së pavdekshme të arkitektit të pavarësisë së Kosovës Presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe të falenderojmë me mirënjohjen më të thellë SHBA dhe vendet e tjera anëtare të Natos që me ndërhyrjen e tyre luajtën rol përcaktues në çlirimin e saj. Gëzuar! Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre! #sb

About Redaksia

Check Also

Absurdi me 2 TEC-et lundruese në Vlorë! Qeraja 3-fish më e lartë se blerja

Dy termocentralet lundruese që janë vendosur në zonën e Triportit në Vlorë, jo vetëm që …

Leave a Reply