Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, revolucionin sot do ta fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit ’90. Berisha tha se, sot është një situatë më kritike, ose po aq kritike sa atëherë.
“Sot është një situatë më kritike, ose po aq kritike sa atëherë.
Pse është më kritike? Nuk mund ta mohojmë se revolucioni ynë në vitin 1990 ishte zinxhir. Diktaturat ranë njëra pas tjetrës.
E vërteta ishte se për Shqipërinë ishin jo të paktë, po të shumtë ata që mendonin që të qëndrojë siç është, një muze i socializmit, një Kubë në Adriatik.
E thotë shumë bukur ish-ambasadori gjerman, Verner Daum. Thotë se qeveritë tona nuk ishin dakord që të destabilizohej Shqipëria.
Në revolucionin tonë atëherë, ishte vetëm një ambasador që na erdhi, ai ishte ambasadori i republikës mike të Hungarisë.
Sot ku jemi? Sot jemi në kushtet ku nuk kemi këtë kaskadë.
Por a kemi sot një narkoshtet apo një monokraci, një diktaturë krimi nga më të fuqishmet dhe më të rrezikshmet që ka njohur bota ndonjëherë?
Për fatin tonë, në 9 vite, PD u denervua, e humbi nervin
Dhe mos mendoni se e kemi fituar plotësisht akoma. PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës.
Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit 1990.
Ku ishim në 90-ën? Ishim në grevë urie, në marshime, në qytete e fshatra për të çuar dritën e të vërtetës. Na gjuanin me gurë, na gjuanin me dru, por vazhduam rrugën tonë”, tha Berisha.
Check Also
Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije
Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për shtyp, denoncoi kontrabandën e naftës në …