Berisha: Kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim, revolucioni nuk kryhet me një ditë. Ai tha se, Shqipëria po tretet, Shqipëria po shuhet, Shqipëria po vdes!
“Çfarë po ndodh para syve tanë? Shqipëria po tretet, Shqipëria po shuhet, Shqipëria po vdes.
Nëse një kombi i ikin në 8 vite 937 mijë vetëm në hapësirën evropiane dhe mbi 1 milion në botë, ku është e ardhmja e tij?
Kush do qëndrojë? Ata që nuk ka kush t’i varrosë.
Këto janë sirena të tmerrshme alarmi. Pse ta lëmë këtë vend të vdesë në këtë mënyrë?
Më kujtohet në vitin 1991 në parlament, ngrihet një ish-sekretar i Komitetit Qendror dhe thotë se: nuk më shkonte mendja kurrë që Enver Hoxha kishte tre dynymë qilima në shtëpi.
Po nipi i Spiro Kolekës po blen 4 milionë euro instilacion për të blerë influenca, për të bërë korrupsion, për të blerë mbështetje, për të blerë deklarata, me paratë e atyre që ikin me gomone.
Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama bën 22 milionë euro fluturime me avion, sikur të ishte biri i sulltanit.
Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama që vjedh nga mënngjesi deri në darkë dhe në çdo akt mbron vjedhjen e tij.
A mundemi ne të pajtohemi me këtë situatë? A mundet shqiptarët të pajtohen me këtë situatë?
Revolucioni nuk kryhet me një ditë. Partia humbi nervin, po nervi janë idealet.
Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë pasi shpallëm masakër zgjedhore se ishin zgjedhjet më të këqija në vend, shkuam si dele dhe votuam borxhin e Edi Ramës në parlament. Po kishte gjë më të turpshme? Ia votuam borxhin atij që vjedh çdo qindarkë nga ai borxh.
Pra, është e domosdoshme, kërkohet një rimendim i thellë i situatës, kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply