Berisha: Njeriu që ka luajtur rolin më kryesor për zhdukjen e opozitës është Xhorxh Soros

“Njeriu që ka luajtur rolin më kryesor për zhdukjen e opozitës është Xhorxh Soros”, tha Berisha. Ai tha se, ne duhet t’i mbrojmë të vërtetat me forcën më të madhe.
“Nëse nuk guxojmë t’i shohim gjërat drejt në sy, ne nuk fitojmë. Nëse trembemi nga të vërtetat, ne nuk fitojmë.
Ne duhet t’i mbrojmë të vërtetat me forcën më të madhe.
Ku jemi ne sot? Jemi para një agresioni, natyrisht jo ushtarak, por politik për të zhdukur opozitën shqiptare.
Por përse për ta zhdukur opozitën shqiptare? Që Edi Rama të sundojë me peqelepe sa të dojë.
Sigurisht një njeri ka luajtur rolin më kryesor dhe ky është Xhorxh Soros, që ndan një ideologji të ekstremit të majtë, armiqësore kryekëput ndaj partive dhe vlerave konservatore. I cili ndan qëndrime armiqësore ndaj kombit shqiptar si ndarja e kufijve apo Ballkani i Hapur që emërtohej në nder të tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Pa njohur letërsinë e qëndresës në kampet e përqendrimit, nuk kemi për ta njohur kurrë vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në promovimin e librit ‘Kampeve …

Leave a Reply