Rama-McGonigal, gjoba biznesmenëve me lista të dorëzuara nga Basha, Berisha thirrje Kongresit dhe FBI

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë sot thirrje Kongresit amerikan dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skandalin McGonigal. Ai tha se, Rama dhe Kim morën pjesë në skemën e gjobëvënies të McGonigal ndaj biznesmenëve.
“Po ndalem te skandali i fundit! U faktua se Edi Rama, i biri i xhelatit që vari kundërshtarin politik, poetin disident, kontraktoi vrasës me pagesë: kryezbuluesin e institucionit më kryesor në SHBA, një tradhtar i vendit të tij.
Me grupin e tij, i paguar nga Edi Rama, shpallte në televizionet shqiptare, Sali Berishën si kukull të Putinit. Gjithçka për narrativën e shkatërrimit të opozitës.
Çështja McGonigal është një çështje shumë e thellë dhe ne do ia themi shqiptarëve.
Çështja nuk përfshin vetëm McGonigal. Sot në botë ushtojnë skemat e tij e gjobëvënies. Po kush mori pjesë në këtë skemë? Unë i bëj thirrje Kongresit dhe FBI të hetojë rolin e Edi Ramës dhe Yuri Kim në këtë gjobëvënie.
Edi Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Kjo është e vërteta.
Yuri Kim thërriste një e nga një biznesmenët në zyrë, pse financoni Foltoren se do sanksionoheni. A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mark Rossini dhe McGonigal gjobat?
Çfarë ishte kjo skemë?
Pra, kjo ishte një skemë në të cilën Edi Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë, biznesmenët me lista, kësaj radhe të dorëzuara nga Lulzim Basha. Po!
Po të mos ishte skema McGonigal, nuk kisha të drejtë të bëja asnjë lidhje para jush këtu. Por duhet të jesh naiv të mos bësh këtë lidhje. Prandaj i bëj thirrje Kongresit të SHBA, FBI, Departamentit të Shtetit të hetojë.
A ju kujtohet kur në televizionet shqiptare flisnin për 150 të sanksionuar? Çfarë ishte kjo? Bëhuni klientë të McGonigal, përndryshe jeni të sanksionuar”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Stafi i Trump i kërkon Donald Lu të largohet nga Departamenti i Shtetit

Shumë diplomatë karriere në Departamentin e Shtetit dhanë dorëheqjen mesditën e së hënës pasi iu …

Leave a Reply