Yuri Kim në skemën e gjobave ndaj biznesmenëve me McGonigal dhe Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal sot se skandali i gjobëvënies nga ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ndaj biznesmenëve shqiptarë. Berisha tha se, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ishin pjesë e kësaj skeme.

“Po ndalem te skandali i fundit! U faktua se Edi Rama, i biri i xhelatit që vari kundërshtarin politik, poetin disident, kontraktoi vrasës me pagesë: kryezbuluesin e institucionit më kryesor në SHBA, një tradhtar i vendit të tij.

Me grupin e tij, i paguar nga Edi Rama, shpallte në televizionet shqiptare, Sali Berishën si kukull të Putinit. Gjithçka për narrativën e shkatërrimit të opozitës.

Çështja McGonigal është një çështje shumë e thellë dhe ne do ia themi shqiptarëve.

Çështja nuk përfshin vetëm McGonigal. Sot në botë ushtojnë skemat e tij e gjobëvënies. Po kush mori pjesë në këtë skemë? Unë i bëj thirrje Kongresit dhe FBI të hetojë rolin e Edi Ramës dhe Yuri Kim në këtë gjobëvënie.

Edi Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Kjo është e vërteta.

Yuri Kim thërriste një e nga një biznesmenët në zyrë, pse financoni Foltoren se do sanksionoheni.

A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mark Rossini dhe McGonigal gjobat?” tha Berisha.

Mediat amerikanë kanë raportuar se si McGonigal u ka vendosur mbi 30 milionë euro gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë, duke i kërcënuar se do futeshin në listën e sanksioneve amerikane.

About Redaksia

Check Also

“Donte të pinte kafe pa kamerat”, Rama e pranon, si e largoi me lezet Vrenozi

Ilir Vrenozi një njeri me dinjitet që e ka detyruar Ramën të pranojë se e …

Leave a Reply