Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me revolucionin për të bërë gjithçka për të çuar përpara këtë kauzë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Edhe njëherë ju bëj thirrje ju, i bëj thirrje çdo shqiptari, të bashkohet me këtë revolucion. Të shpëtojmë Shqipërinë.
Nuk është një lëvizje e PD.
Por është një lëvizje së pari për fëmijët tanë, për veten tonë, për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo monokraci, nga ky regjim kriminal.
Është lëvizje për tu ngritur vigan kundër mafies shqiptare dhe ndërkombëtare.
Njerëzit që guxojnë, ata fitojnë.
Njerëzit që ndjehen të ndershëm nuk dorëzohen kurrë.
Ndaj ju ftoj sërish, kudo që jeni, të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë kauzë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.
Check Also
Berisha: Fitoren e Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmen para së gjithash për shkak të censurës!
Gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit ‘Kampeve të internimit nën hijen e Tomorrit’ …