Meta paralajmëron Ramën: Çfarë ke mbjellë ke për ta vjellë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Ai tha se Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar për largimin e monizmit nga bashkitë e vendit dhe kthimin e këshillave bashkiakë në duart e qytetarëve, pas 14 majit.

Meta u ndal edhe tek skandali McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjet e FBI.

“Jemi sot këtu për të vendosur kriteret për 1650 kandidatët e PL për zgjedhjet e 14 majit.

Jemi këtu për të gjitha angazhimet politike, organizative për zgjedhjet vendore ku PL do jetë faktor vendimtar për shporrjen e monizmit nga bashkitë tona.

Pas konstituimit të këshillit, grupi i PL që do jetë i jashtëzakonshëm, fjalën do ta marrin përfaqësuesit e banorëve, ato nën që ky regjim i nxori në rrugë për të ndërtuar kulla për oligarkët e tij. Ata do ë flasin.

Dhe nuk do të guxojë askush në të gjithë Shqipërinë të sillet me shqiptarët në atë mënyrë.

Gjithë bota është tronditur nga skandalet e Ramës, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s.

Nuk pushojnë kanë një muaj, emri i tij lakohet ende nga mediat më të mëdha botërore. kudo flitet për një agjent të lartë që ka turpëruar vendin e tij dhe për korruptuesin e tij. Edi Rama çke mbjellë ke për ta vjellë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply