Noka: Rama-McGonigal bujë botërore, ekranet shqiptare shfaqin kasetat e gatshme të partisë

Revista e njohur amerikane, “Rolling Stone” publikoi sot një shkrim investigues për skandalin e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. Revista shkruan se gjithçka nisi nga një ish-agjent i KGB-së ruse, i cili korruptoi ngadalë një nga njerëzit më të rëndësishëm të FBI-së.

“Rolling Stone” thekson po ashtu edhe padinë shqiptare të McGonigal, ndërsa thekson se skandali ka përmasa shumë të mëdha.

Revista amerikane shkruan se Charles McGonigal i mori paratë e lobimit si bandat.

Pas artikullit të radhës nga mediat ndërkombëtare, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ai shkruan në rrjetet sociale se skandali Rama-McGonigal ka bërë bujë në mediat botërore, ndërsa shton se ekranet shqiptare vazhdojnë të shfaqin kasetat e gatshme që ua servir qeveria.

Postimi

Kush e korruptoi agjentin e FBI-së?

Ky është titulli i revistës amerikane me famë botërore “Rolling Stone”, që shkruan se kundërzbuluesi i FBI-së Charles McGonigal u pagua rreth një çerek milioni dollarë në Shqipëri, përfshirë 80 mijë dollarë që iu dhanë në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

“Një stil tipik kapobande”, e përshkruan Rolling Stone.

Buja botërore mediatike e turit të takimeve sekrete mes agjentit të korruptuar të FBI-së dhe kryeministrit të Shqipërisë nuk e ka ndryshuar programacionin e ekraneve shqiptare, të cilat vazhdojnë në shumicë të shfaqin kasetat e gatshme të partisë së propagandës.

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …

Leave a Reply