Vrisni Enverin brenda Ramës

Nga Redin HAFIZI

Soros eshte mendja, Rama,Veliaj dhe te tjeret jane vetem trupi. Permbysja lidhet me mendjen, me simbolet, nuk lidhet me individin. Protesta duhet te synoje permbysjen duke asgjesuar sistemin, pra mendjen.

Ne mars te vitit 1991 nje eksod masiv, me bashkepunimin e nomenklatures se kuqe, politika e vjeter, arriti te shkaterronte levizjen me idealiste ne historine e Shqiperise. Kjo levizje lindi ne Dhjetor 1990, arriti kulmin ne Shkurt 1991 dhe synonte vendosjen e nje sistemi demokratik ne Shqiperi permes nje reforme te thelle dekomunistizimi. Pra kjo levizje idealistesh synonte crrenjosjen e diktatures jo vetem nga sistemi politik, por edhe nga zemrat dhe mendjet e njerezve. Pra duhej cliruar edhe shpirti i cdo Shqiptari, por ne fund fitoi ndjenja qe kishte shoqeruar Shqiptaret per dekada te shumta nen diktature.

Fitoi ndjenja e mosbesimit dhe frikes, pra Shqiptaret antikomuniste ne shumice zgjodhen te largohen dhe te nderpresin levizjen. Diktatura kishte hyre thelle ne zemrat dhe mendjet e tyre dhe vepronte ne dy menyra. Njeri grup vazhdonte me mosbesimin se nje diktature e tille mund te toleronte shnderrimin e madh qe kerkonin idealistet. Nderkohe grupimi tjeter perbehej nga sherbetore te regjimit qe po binte, nga komuniste jo vetem me dokument por me shpirt e zemer. Ishin ne kete grup te dyte individet qe e pane levizjen e dhjetorit jo si nje levizje per permbysje, por si nje levizje per reformimin e sistemit diktatorial te Ramiz Alise. Ne mars 1991 ky grup arriti te shkaterronte bazen njerezore te levizjes demokratike dhe nisi aktivizimin e te heshturve qe te zinin vendet e te larguarve.

Rrezimi i monumentit te diktatorit, i frymezuar nga vendimi per vetesakrifikim i studenteve synonte dekomunistizimin e sistemit dhe kjo i kishte trembur komunistet, qe nga ana e tyre nxituan te ndryshojne emrin e partise duke u afruar me levizjet socialiste ne vendet perendimore. Ishte ky momenti kur individe prane Ramiz Alise kontaktuan me organizaten e mashtruesit nderkombetar George Soros qe ne ate kohe shihte ne vendet e lindjes nje mundesi per te vendosur bazen logjistike nga ku do te niste sulmin kunder superioritetit ideologjik te demokracise Amerikane. Sic e ka shprehur edhe vete George Soros, ai kerkonte te krijonte perandorine e tij te vogel Soros duke nisur nga Moska deri ne Tirane. Permes projekteve te mirefinancuara Soros kerkonte te riparonte socializmin me shume se te mbeshteste nje sistem tejet kapitalist si ne Amerike. Gjithashtu ai e dinte se ne nje kohe te tille propaganda dhe pjesemarrja ishin te rendesishme ne ngjalljen e shpreses tek nomenklatura e kuqe.

Pra Soros po mundohej qe te ruante thelbin e diktatures ne nxjerrjen e politikaneve te rinj, pra te ruante Enverin dhe Ramizin brenda kujtdo qe ishte friksuar nga 20 Shkurti 1991. Si shperblim Soros nisi te investoje ne shoqerine civile ku shpejt u integruan te gjithe qe deshmonin se ne zemer kishin diktaturen, nderkohe me goje kritikonin cdo gje qe dashuronin me zemer. Ne nje kohe rekord ne vitet 1991-1998 ne Shqiperi vepronin me shume se 500 organizata jo qeverritare. Keto u kthyen menjehere ne perfitueset me te medha te fondeve publike permes projekteve qe mbeshteteshin shpesh nga zyrtare perendimore qe ishin ne librin e pagesave te George Soros. Nderkohe zbatuesit e projekteve ishin shpesh ish pjesetare te familjeve te zyrtareve te larte te diktatures. Ishin keto familje qe shpesh ndikonin ne sistemin e drejtesise dhe ate te financave.

Pra ne saje te Soros ne Shqiperi u ngrit nje sistem dashamires i praktikave te majta dhe kundershtar i ideve te pastra te djathta per lirine dhe te drejtat e njeriut. Pra bashke me eksodin e marsit 1991 u larguan edhe bartesit e idealeve, nderkohe qe ne menyre te fshehte ne fillim dhe hapur dhe ne menyre agresive qe nga 1997, komunistet mundoheshin te kontrollonin gjithcka permes propagandes dhe korruptimit. Jane keto dy shtyllat e ideologjise Soros ne luften kunder idealeve te demokracise Amerikane duke ruajtur cdo gje te pademtuar nga trashegimia komuniste. Ideja se te perndjekurit dhe antikomunistet ishin pengesa e zhvillimit intelektual dhe nje politike elitare u hodh tinezisht nga OJQ-te e Soros kudo ne vendet e lindjes, por u ngulit thelle ne Shqiperi si vendi ku diktatura arriti te dhunoje totalisht cdo perpjekje ndryshe.

Gjithashtu ne pergatitjet per risjelljen e regjimit komunist ne Shqiperi, Soros u kujdes qe te ruante solidaritetin komunist ne radhet e ishkomunisteve dhe familjareve te tyre duke nxitur nje lloj kolektivizimi te mendimit qe shpesh kontrollohej nga interesi i perbashket qe perfaqesohej tek lideri. Me Edi Ramen kjo praktike u shnderrua ne nje sistem qeverrises dhe kjo vetem kur Soros besoi se riparimi i regjimit te shkuar u be perfekt. Nderkohe ka 32 vjet qe vazhdon eksodi i kujtdo qe eshte kundershtar i komunizmit dhe mbeshtetes i idealeve per nje demokraci te vertete Amerikane.

Ngjarjet me te fundit vertetojne se Rama ashtu si edhe Enver Hoxha eshte antiamerikani dhe antidemokrati me i madh ne historine e Shqiperise. Per antiamerikanizmin e tij, George Soros, nuk mund te gjente kukull me perfekte se Edi Rama per te risjelle ne krye te Shqiperise serish nje Enver Hoxhe me surrat tjeter. Permes debateve te perfshirjes se te rinjve ne politike ne Shqiperi nuk synohet ndryshimi ideologjik, por thjesht fytyra e politikes. Kerkohen vetem fytyra te reja, por te betuar qe te mbajne regjimin e vjeter dhe mendesi te e vjetra, nderkohe qe nxitet debimi i te rinjve me ide te reja. Pra nje ndryshim i vertete nuk mund te ndodhe pa permbysjen e sistemit, pra duhet nisur atje ku e lame, ne mars 1991.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Nga Genc POLLO Si të vendosë Gjykata Europiane: po tha ajo që s’bëhet, edhe ne se …

Leave a Reply