20 shkurt 1991/ 32 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha  

Më 20 shkurt 1991 u rrëzua monumenti i diktatorit komunist Enver Hoxha. Dhjetëra mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës.

Më 18 shkurt 1991, studentë të Universitetit të Tiranës, që në atë kohë mbante emrin e diktatorit Enver Hoxha, hynë në grevë urie, kujton Muzeu Historik Kombëtar. Në 20 shkurt të vitit 1991, pas protestave disa javore të studentëve të dhjetorit dhe ditët e fundit me grevë urie, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Data 20 shkurt e vitit1991 shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri. Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet i ekspozuar në Pavijonin e Terrorit Komunist, pranë Muzeut Historik Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply