Vokshi: S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë!

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare.

Demokratët kanë marrë pjesë në mbledhje, ku kanë kundërshtuar vijimin normal të punës parlamentare, dhe më pas janë larguar.

Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, kundërshtoi zhvillimin normal të mbledhjes, duke e lidhur qëndrimin e opozitës me protestat e të rinjve dhe kërkesat e qytetarëve për drejtësi.

“Nuk mund të ketë normalitet parlamentar kur të rinjtë protestojnë dhe qytetarët kërkojnë drejtësi!”, deklaroi Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Vijon bojkoti në universitetin e Korçës, mbështetje të protestave në Tiranë

Prej ditësh studentët e Korçës kanë bojkotuar mësimin duke braktisur auditoret e Universitetit ‘Fan Noli’. …