Berisha: Regjimi asgjësoi votën, përmbysje vetëm me revolucion!

Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të marte Këshillin Kombëtar me fokus aksionin politik të opozitës në vazhdim. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ky regjim votën nuk e pranon, ky regjim përmbyset vetëm me revolucion.

“Sot jemi në një moment ku secili prej jush, çdo shqiptar që u përmbahet një grushti parimesh themelore, disa parime themelore, të një vendi të lirë dhe sovran, duhet ti shtrojë vetes disa pyetje; çfarë do të bëjmë ne sot, a përmbyset me votën e lirë, kur qytetarët nuk lejohen të votojnë të lirë, një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narko shtetin?

Ne jemi njerëz të politikës, nuk mund të bëhemi iluziv. Ai përmbyset vetëm me revolucion, vetëm me revolucion.

A mund të përmbyset me votën që nuk ekziston sepse është asgjësuar, një regjim i cili të gjithë makinerinë e shtetit e ka shndërruar në makineri partiake. Policinë, drejtësinë, SHISH. Çdo institucion nga institucione të një shteti ligjor janë institucione të partisë shtet dhe këto vetëm për të mbijetuar. Ky regjim votën nuk e pranon, ky regjim përmbyset vetëm me revolucion.

A mund të përmbyset një regjim i cili përdor si bankë elektorale qindra e qindra milionë euro të buxhetit të shtetit dhe tonelata narko euro të bandave që drejton, kundrejt forcave politike që bëjnë një fushatë normale, që duhet ta bëjnë për kushtet e vendit.

A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat për të trembur, frikësuar dhe plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset, por vetëm me revolucion”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump nis nga shkarkimet në administratë, do largohen edhe një dyzinë diplomatësh

Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur një proces …

Leave a Reply