Messi dhe Neymar largohen nga PSG, klubi dëshiron të mbajë Mbappe

Drejtori sportiv Luis Campos po e planifikon sezonin 2023/2024 dhe në atë shihet edhe largimi i argjentinasit dhe brazilianit

Siç ka shpalosur RMC Sport, Luis Campos, drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, duket se tashmë ka vendosur që skuadrën e tij për sezonin 2023/24 ta ndërtojë pa Lionel Messi dhe Neymar, duke vlerësuar një ndërtim të skuadrës rreth figurës së Kylian Mbappe.

Me synimin e tyre që të kthehet pas humbjes 1-0 nga Bayern Munchen në ndeshjen e parë në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve, klubi po konsideron këtë opsion në mënyrë që fokusi i mediave të largohet nga Kylian Mbappe.

Mbappe qëndroi në klub me kushtin që ai do të jetë ylli definitiv i skuadrës dhe për këtë arsye, në atë kohë, ai refuzoi ofertën miliona dollarë në tavolinë që ai kishte nga Real Madridi.

Një tjetër arsye që kjo mund të ndodh mund të shihet edhe arsyeja pse u shty rinovimi i kontratës së Lionel Messi, e cila gjë do të thotë se Campos do të ishte i lumtur ta shikonte atë të largohet pasi që e mori atë pa para, nga Barcelona.

E ardhmja e Neymar

Rasti i Neymar ka rezultuar të jetë paksa më ndryshe. Skuadra franceze pagoi më shumë së 222 milionë euro te Barcelona më 2017 për ta marrë brazilianin, duke e bërë atë futbollistin e shitur më së shtrenjti në histori.

13 tituj të fituar, të gjithë kombëtar, nuk kanë qenë të mjaftueshme për fansat që ta konsiderojnë atë legjendë dhe klubi është duke marrë në konsideratë ofertat që do ta largonin atë nga Parisi. Chelsea është njëri prej klubeve që janë më së shumti të interesuar për futbollistin, edhe pse paga e lartë vjetore e brazilianit është tepër e lartë.

Logjika pas planeve të Campos mund të jetë që ai po kërkon të bëjë një lloj skuadre, me më pak yje, në mënyrë që të arrit në këtë formë pritjen e gjatë për ta fituar një Ligë të Kampionëve.

About Redaksia

Check Also

Askush si Los Blancos në Europë!

Real Madrid vazhdon të mbizotërojë në botën e futbollit. Los Blancos, pasi fituan Champions League, …

Leave a Reply