Nuk ndalet diktati i kryeministrit Edi Rama mbi Kuvendin e Shqipërisë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet ka përjashtuar sot edhe gjashtë deputetë të PD për situatën në seancën e kaluar.
-Deputetja Lindita Metalia është përjashtuar për 5 ditë;
-Greta Bardeli për 3 ditë,
-Edmond Spaho për 10 ditë,
-Oerd Bylykbashi për 10 ditë,
-Elda Hoti për 10 ditë,
-Sorina Koti për 10 ditë.
Më 16 shkurt, Byroja e Kuvendit mbajti në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet Sali Berishën dhe Flamur Nokën, si dhe për 5 ditë Edi Palokën dhe Belind Këlliçin.
Vendimi për gjashtë deputetët e tjerë u mor pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët akuzojnë kolegët demokratë për pengim të vazhdueshëm të mbarëvajtjes së punimeve në seancat plenare.