Përjashtimi 6 deputetëve, Spaho: Do i bie bilbilit derisa ju të pranonin komisionin hetimor për Ramën

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka replikuar ashpër në mbledhjen e Sekretariatit ku pritet të përjashtohen 6 deputetë të tjerë të opozitës, me kryetaren e Sekretariatit Klotilda Bushka.

Spaho ka bërë një lidhje live në rrjetet sociale për të transmetuar fjalën e tij nga Sekretariati.

“Do bëj zhurmë do i bie bilbilit do arrij do thyej e karrige se të drejtat kushtetuese janë shumë më të rëndësishme se sa këto veprime, më të rëndësishme se figura etike e do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrotjur një cështje më të madhe se e opozitës, që të mbrosh të drejtat kushtetuese”, tha Spaho.

Edmond Spaho: “Ne kemi mundësi të shikojmë ky McGonigal kur ka hyrë kur ka dalë me kë është takuar, ka ushtruar presion? Të tregoj se cfarë kërkoj unë.

Zonjë më lër të flas se ju s’keni durim të më dëgjoni se keni frikë cfarë do thotë Edi Rama për këto që them unë.

A po më përjashton? E ke marrë vendimin tani më dëgjo pse protestoj unë. Mos më pri fjalën, jam unë që do flas këtu tani se po më përjashton e nuk të lejoj, do më dëgjosh se s’bën se është e drejta ime, pikë.

Ore me forcë po vepron ti, unë po flas me qetësi deri tani ti kërkon të më pengosh. Do them arsyet që protestoj. Kemi kërkaur seancë pyetjesh, mocion me debat pa kohë dhe komison hetimor, asgjë më shumë se sa po bëhet në SHBA.

Kryeministri nuk vjen, e për më tepër, jo vetëm që nuk pranoni por kryeministri del e thotë nuk ua jap komisionin hetimor përpjetë të hidhen dhe në Kuvend do shkoj kur dua unë. Cfarë është kjo? Çfarë thotë Kushtetuta?

Që komisioni hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që ma merr kryeministri me dhunë?

Të pezullosh të drejtat e deputetëve do të thotë grusht shteti. Ky është grusht shteti praktikisht.

Do bëj zhurmë do i bie bilbilit do arrij do thyej e karrige se të drejtat kushtetuese janë shumë më të rëndësishme se sa këto veprime, më të rëndësishme se figura etike e do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrotjur një cështje më të madhe se e opozitës, që të mbrosh të drejtat kushtetuese. Punime e Kuvendit i kam bllokuar se dua të hetohet nga Kuvendi për përdorimin e parave nëpërmjet blerjes së nëpunësve të huaj për të shkatërruar dhe eleminuar opozitën…unë kërkoj ngritjen e komisionit hetimor. Po vepron si kukull e Ramës, e komanduar ne menyren me te keqe te mundshme”.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet pritet të përjashtojë deputetët e PD.

1.      Edmond Spaho
2.      Elda Hoti
3.      Sorina Koti
4.      Oerd Bylykbashi
5.      Lindita Metaliaj
6.      Greta Bardeli

Komisioni ka vendosur që Lindita Metaliaj të përjashtohet me 5 ditë, Greta Bardeli me 3 ndërsa Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Serina Koti me 10 ditë.

PS kishte kërkuar më herët përjashtimin me 10 ditë për 5 deputetë dhe për Spahon dyfishim të masës disiplinore.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply