Hetimi, Alison Guerreiro: Drejtësia amerikane më pyeti për lidhjet e McGonigal me Ramën

Alison Guerreiro ish e dashura e zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal ka pohuar se ajo është pyetur nga drejtësia amerikane lidhur me parëdhënien e ish partnerit të vet me kryeministrin Edi Rama. “Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB” tha ajo në një intervistë për rrjetin amerikan, One America News. E pyetur nga gazetarja Caitlin Sinclair ajo tregoi edhe një detaj të panjohur deri tani për darkën e Ramës me agjentin e FBI-së: “Charlie më tha, ndonëse nuk e di a mund t’i besoj më ato që më thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”.

Rrëfimet e Alison Guerreiro lënë shumë gropa dhe mes tyre ka tepër mospërputhje. Keshtu ne fillim ajo deklaroi per Euronews se Rama dhe ish i dashuri i saj kishin darkuar ne nje restorant te shtrenjte. Por ama ta ne se fundi precizoi çmimin e darkes dhe emrin e restorantit. Por pavaresisht nga keto pirueta mediat amerikane vazjdojnë të kenë interes për të.

Për One America News ajo tha: “Isha shumë e befasuar, shumë e zhgënjyer. Ishte e lehtë për të të më tradhonte mua, familjen e tij, Por nuk e mendoja kurrë se do tradhtonte vendin e tij. Besoj se ai është tradhtar,” tha ajo.

Allison tha se në emailin që i kishte dërguar për FBI, ku shprehu për herë të patë dyshimet për ish bashkëshortin, ajo nuk e përdorte termin tradhtar. “U thashë të shihnin punët që po bënte në Shqipëri,” tha ajo.

“Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”, vazhdoi Guerriero.

Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën
E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’.

“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet”.

“Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen,” tha Guerriero./Lapsi.al

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama ka përdorur makinën e “kokainës”, Bardhi nxjerr dokumentin e TIMS

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIMS, …

Leave a Reply