Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që dita e Pavarësisë e Republikës së Kosovës të shpallet Festë Zyrtare.
Tiranë, më 23 Shkurt 2023
Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,
• si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare;
• si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike;
• si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar;
• si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike;
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.
Check Also
Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije
Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për shtyp, denoncoi kontrabandën e naftës në …