Berisha: Anëtarët e departamenteve janë intelektualë që duhet të mbrojnë interesin publik

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, anëtarët e departamenteve janë intelektualë që duhet të mbrojnë interesin publik. Ai tha se, e majta jo vetëm në Shqipëri, kudo në botë përdor relativizmin për të maskuar të gjitha krimet, mëkatet që kryen.
“Tregtia, ‘Ballkani i hapur’ shëndetësia. A e imagjinoni ju që ne jetojmë në një qytet që ka sistemin shëndetësor më të degraduar në 10 qytetet në botë me sistemin më të degraduar. Ju e keni të vështirë ta imagjinoni, por doktor Alimehmeti e ka shumë të qartë pse.
Po të shohësh në një aspekt Tirana ka një zinxhir spitalesh të mëdha, shtetërore dhe private. Por problemi është si funksionojnë ato në raport me qytetarin. Ato kanë një disfunksion të jashtëzakonshëm, sepse mafia është bërë menaxher i tyre, i interesave të tyre, interesave të mafies.
Para se të vija këtu po shikoja një urë në Klos, mesjetë. Një rreth i cili ka përsëri rezerva botërore kromi, por që për matjanët ato janë pasuri e mallkuar, janë mallkim. Janë prishë të gjitha rrugët pothuajse me transport, kanë zhvilluar një mafie shumë të rrezikshme, e hoqi dhe rentën se e paguan. Asnjë kolonizator nuk mund të sillej në Mat në mënyrën se si sillet kjo qeveri me pasuritë e Matit. Mora shembull Matin sepse po shikoja një skenë tragjike po thuajse.
Në çdo fushë, kështu jemi sot. Ndaj dhe mendja juaj, fjala juaj, idetë tuaja. Departamentet duhet të jenë laboratori i platformave, i ideve për të cilat ka nevojë jetike PD dhe Shqipëria. Por departamentet si bashkësi ekspertësh, intelektualësh, specialistësh kanë dhe një mision tjetër të jashtëzakonshëm. Misioni i tyre është kontributi i secilit preja anëtarëve të këtyre departamenteve për të mbrojtur në çdo rast interesin publik.
Anëtarët e departamenteve janë intelektualë, por një intelektual nuk harron kurrë se nuk është profesioni ai që përbën thelbin e tij, profesioni është zanati, thelbi është mbrojtja e interesit publik. Ai është dhe qëndron i pamposhtur i interesit publik dhe këtu kemi nevojë për zërin tuaj.
Kemi nevojë për zërin tuaj kudo që jeni, kudo që ndodheni, në departamentet tuaja në universitete, në biznese, veçanërisht në media. Duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar shqiptarët nga terrori nga diktatura e relativizmit.
E majta jo vetëm në Shqipëri, kudo në botë përdor relativizmin për të maskuar të gjitha krimet, mëkatet që kryen. Ju e shifni çfarë ndodh këtu. Ndjej dhimbje, keqardhje të thellë për qytetarin shqiptar i cili ulet para ekranit dhe relativiztë të paguar bëjnë gjithçka për ti fshehur të vërtetën. Mirëpo këta nuk janë pak, edhe këta janë një grup të cilët e vërteta është të themi, ndonjëherë quhen analistë, por janë lakenj të regjimit që çdo zhvillim përpiqen ta relativizojnë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply