Berisha: Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë marrë me qira disa nga rrjetet në vend

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë marrë me qira disa nga rrjetet në vend, përcaktojnë ata kush do të drejtojë. Berisha tha se, kandidatët tanë nga mëngjesi në darkë në fushatë.
“Nuk ka asgjë më të çmuar se zërin tuaj këtu. Zërin tuaj në media, kudo që ju jeni.
Zërin tuaj në rrjetet sociale. Ju ndiqni mediat. Kandidatët tanë nga mëngjesi në darkë në fushatë. Pse i paraqesin? Grimcat më të vogla, sikur këta nuk ekzistojnë, i fshehin. Dhe bën një veprim Erion Veliaj, ka hapësirë sa Edi Rama. Mediat janë këto që janë.
Disa prej tyre nuk mbajnë këtë qëndrim, por shumica janë të kontrolluara nga të dy këta në mënyrë mizore, më të egër.
Disa nga rrjetet janë marrë me qira nga Erion Veliaj dhe Edi Rama. Caktojnë ata se kush do të drejtojë këtë rrjet dhe atë rrjet.
Çfarë na mbetet ne, na mbetet pena juaj, mendja juaj. Sa të keni hapësirë në media, por në rrjetet ju keni hapësirë, nuk keni pengesa, ndaj dhe opozita në kushtet tona duhet të përdorë mediat sociale më të fuqishme për të përcjellë të vërtetat tek qytetarët”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Loja me shpronësimet/ Si Qeveria ndryshoi ligjin për të favorizuar investitorët strategjikë

Dhjetra familje që u prekën nga shpronësimi i rrugës Thumanë Kashar, nuk mundën të fitojnë …

Leave a Reply