Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mediat e kapura tentojnë të fshehin të vërtetën e skandalit Rama-McGonigal. Ai tha se, Rama-McGonigal dhe publicitet në botë ka marrë më shumë se Deripaska-Gonigal.
“Marrim një shembull. Ka një muaj që ka shpërthyer njëra nga aferat më të mëdha të shekullit, afera Rama-McGonigal dhe publicitet në botë ka marrë më shumë se Deripaska-Gonigal. Në fund të fundit prapa Deripaskës qëndron Putini, një armik i vjetër i SHBA që kanë bërë dhe bëjnë përpjekje për ti rekrutuar njerëzit për interesa të tyre.
Por kur e bën Shqipëria një akt të tillë, karakteri armiqësor i këtij akti bëhet shumë herë më i madh, sepse e bën një partner, një vend mik, pavarësisht se në një akt të tillë i fut një thikë në zemër, një thikë të tmerrshme në palcë marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kjo është e vërteta dhe kush? Një njeri që bërtiste prej 1 viti e gjysëm, etiketonte PD-në si antiamerikane, në një kohë kur ai kryente veprimet më antiamerikane që mund të ketë kryer kush pas luftës së Dytë Botërore në Europë.
Por cilat ishin mediat, një përpjekje e jashtëzakonshme se është në hetim, apo nuk është në hetim, pavarësisht se emri i tij është i shkrojtur në aktpadi 14 herë. Emri i tij i cituar qartësisht për veprime konkrete, që ka dhënë ryshfet, këshilltarët e tij aktor kryesor në këtë aferë. Angazhimi i tij për të shkatërruar opozitën. Tregu i turpshëm i black-listimeve në kryeqytetin e tij, që normalisht duhet të kishte kontroll, por nuk kishte kontroll se e kryesonte ky vetë.
Pra, ndodhin të gjitha këto dhe prap po të dëgjosh mediat, qytetari shqiptar duhet të përqendrohet mirë sepse këtu ka një diktaturë, diktatura e relativizmit, fshehjes, zbehjes, e maskimit të të vërtetës”, tha Berisha.
Check Also
Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike
Sokol Qazim Komani Lindita Sokol Komani Me rastin e 130-vjetorit të lindjes Jetëshkrim i përmbledhur …