Berisha: Protesta deri në largimin e krim-ministrit Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së opozitës. Ai tha se, vijon revolucioni i pamposhtur.

“Sot beteja i zhvillua në sall nga deputetët tanë të cilët denoncuan e dënuan para shqiptarëve shkelmimin e Kushtetutës me urdhër të krim-kryeministrit Rama, ose krim-ministrit Rama.

Tentoi të shkatërronte opozitën dhe ka rekrutuat me korrupsion partnerit tonë të madh kundërzbuluesin në një akt anti-SHBA e anti NATO.

Ky akt dhe mbrojtja që po i bën [pseudo mazhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike dhe një kryeministër që mbron me çdo çmim e kusht pushtetin e interesat e Putinit dhe Putinit të vogël në Beograd.

Protestat do vijojnë deri në largimin e Ramës. Nuk mund të quhet kryeministër ai që paguan kundërzbuluesin e botës ndaj opozitës”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Newsmax: Partia Demokratike po përgatitet të vijë në pushtet në Shqipëri

“Newsmax” Nikola KEDHI Në një rajon të përcaktuar nga paqëndrueshmëria dhe mllefi historik, Shqipëria ka …

Leave a Reply