Këlliçi tek 21-shi: Sa herë në këto 8 vjet e keni parë kryebashkiakun të kalojë në lagjen tuaj?

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me qytetarët në zonën e 21-shit iu drejtua atyre, “sa herë në këto 8 vjet e keni parë kryebashkiakun të kalojë në lagjen tuaj?”

Sot te 21-shi 📍
Një ndër zonat më të ndotura të Tiranës, ku në 8 vjet pamë nga bashkia vetëm një instalacion me dërrasa. Lulishtja pa lule, me ca stola të sajuar por pa pemë, u kthye në shtesë lokali. Shtesa nuk ua vrau sytë skifterave të lakrave dhe preshit në Policinë Bashkiake.

Morëm drejtimin perëndimor të Rrugës së Kavajës për t’u përshëndetur me bizneset e zonës dhe kalimtarët e rastit. Pyetja ime për ta dhe tani për ju që më ndiqni, është:

Sa herë në këto 8 vjet e keni parë kryebashkiakun të kalojë në lagjen tuaj?

About Redaksia

Check Also

Rama e përdori për të vjedhur aeroportin/ Kosova e arreston

Ish-bashkëpunëtori i Behgjet Pacollit, biznesmeni Valon Lluka, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës. Lluka, ish-drejtori …

Leave a Reply