Prapaskenat e luftës në Ukrainë

Agresioni i Putinit, konsensusi i tij në atdhe dhe marrëdhëniet me oligarkët dhe establishmentin. Në raport me ekspansionizmin e NATO dhe me botën pas fundit të Luftës së Ftohtë. Analiza e Anatol Lieven.

Kjo luftë është tmerrësisht brutale dhe të gjithë ata që njoh janë të tronditur, por nuk ka ardhur nga asgjëja. Ajo për të cilën preokupohej George Kennan 25 vite më parë praktikisht është vërtetuar.

Saktësisht. Nga mesi i viteve ‘90, kur ka dalë për herë të parë çështja e zgjerimit të NATO, funksionarë rusë, intelektualë rusë dhe ekspertë të spikatur perëndimorë, midis të cilëve George Kennan, arkitekti i frenimit – dhe dora vetë në vogëlsinë e tij – kanë thënë se nëse një ditë do të shtriheshin në Ukrainë dhe në Gjeorgji, në rastin me të mirë në një përballim dhe në më të keqin tek lufta. Administrata [Boris] Jelcin paralajmëroi: kjo gjë nuk ka të bëjë vetëm me [Vladimir] Putinin dhe në 3 muajt e fundit, përpara lufte, qeveria ruse ka sqaruar se kishte një kërcënim lufte nëse Perëndimi nuk binte në kompromis mbi atë që Rusia e konsideronte interesin jetik të saj. Qeveria ruse ka kryer një krim të rëndë në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare duke pushtuar Ukrainën. Mendoj edhe se ka kryer një gabim të tmerrshëm, por siç thoni ju, në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet mbajtur parasysh realiteti dhe realiteti është se Rusia e ka konsideruar si jetike për sigurinë kombëtare ruse ta mbajë Ukrainë jashtë nga një aleancë armiqësore perëndimore.

Nga sa manipulim i skenës politike në Ukrainë kanë bërë fajtorë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore? Rusët janë preokupuar për këtë apo vetëm po lënë të kuptohet?

Në 2014 financimi i opozitës ukrainase – edhe nga ana e instituioneve që në Shtetet e Bashkuara janë quajtur në mënyrë komike jo qeveritare edhe pse financohen nga Kongresi si National Endowment for Democracy [NED] – kishte bërë evidente vullnetin e Perëndimit për ta përmbysur qeverinë e atëhershme të zgjedhur të Ukrainës, presidentin [Viktor] Janukovich [NED ka anulluar regjistrat e subvencioneve të tij për Ukrainën në uebfaqen e tij]. Dhe natyrisht ka qenë biseda e famshme telefonike e interceptuar e Victoria Nuland, që e la sqaruar rolin e administratës [Barack] Obama në manipulimin e formimit të qeverisë së ardhme ukrainase. Qysh atëhere nuk është bërë fjalë saktësisht për një çështje manipulimi okult. Perëndimi e ka ndihmuar Ukrainën dhe e ka inkurajuar fuqimisht t’i kërkojë të bashkohet në aleancën perëndimore pa i ofruar Ukrainës asgjë tjetër përveçse një mundësie të vagullt aderimi në të ardhmen. Perëndimi ka financuar, formuar dhe mbështetur pjesën më të madhe të elitës ukrainase, por edhe kjo nuk është një manipulim sekret. Ka ndodhur hapur. Mund të thuhet se është folur për zhvillimin e Ukrainës në drejtimin e demokracisë së tregut të lirë, gjë që është mjaft e vërtetë, por natyrisht që ka qenë edhe një tentativë për ta transformuar Ukrainën në një aleate perëndimore. Në rast se Perëndimi, siç ka ndodhur në vende të tjera, do ta mbështeste demokracinë në Ukrainë dhe ristrukturimet ekonomike pa e shtyrë mundësinë e aderimit në NATO me 12 vjet, gjë që nuk kishin synim ta bënin vërtet efektive, sikur t’i ishim përmbajtur njërit pa futur elementin tjetër, ndoshta kjo katastrofë mund të shmangej. 

Duke ju përgjigjur “Prospect” keni thënë se nuk e kemi pasur as synimin minimal e mbrojtjes së Ukrainës. Është thënë ndonjëherë? E kanë kuptuar ukrainasit? Nuk e kanë dëgjuar? Nuk ju është thënë atyre?

Mendoj se pakashumë e kanë kuptuar ose të paktën e kanë dëgjuar ukrainasit e çartur. Sepse në fund të fundit kemi bërë të njëjtën gjë në Gjeorgji më 2008, kur ishte ai gjysmëpremtim aderimi në NATO, por kur kjo ka çuar në luftë me Rusinë – hëm, në realitet, sulmi i Gjeorgjisë nga rusët në Oshecinë Jugore – Amerika nuk i ka ardhur kurrë në ndihmë Gjeorgjisë dhe Perëndimi nuk i ka ardhur në ndihmë Ukrainës më 2014.

Por ka disa probleme. Njëri është se prej shumë kohësh, qysh nga vitet ’90, e kemi bërë përkatësinë në NATO dhe në BE sinonimin e përkatësisë në Europë dhe kjo shkakton dy probleme. Bën thuajse të pamundur për reformatorët demokratë në çdo pjesë të Europës Lindore të mos tentojnë të aderojnë në BE dhe në NATO pasi në thelb do të vetëpërcaktoheshin europianë të klasit të dytë ose joeuropianë. Kështu që është mbyllur opsioni, që ishte në vetëvete krejtësisht i përshkueshëm, i bashkimit me Finlandën dhe Austrinë pasi demokraci të tregut të lirë, por jo të angazhuara: e kemi mbyllur këtë mundësi moralisht, emotivisht dhe politikisht.

Natyrisht. Gjëja e dytë ka qenë se po e përkufizon Europën në këtë terma dhe duke e kaluar në plan të dytë këtë retorikë të NATO të një shtëpie të lirë europiane, ua kemi thënë rusëve në mënyrë krejtësisht eksplicite: «Ju nuk jeni europianë, largohuni. Ne nuk ju konsiderojmë pjesë të Europës dhe nuk do t’ju konsultojmë për çështjet europiane». Kjo është një fyerje ndaj Rusisë më e thellë nga sa mund të imagjinohet. Nuk do të gjente marrëvehsjen e asnjë qeverie ruse, për të mos folur për Putinin.

Objektivat e Putinit

Cilat janë objektivat e Putinit? Vëret që Ukraina nuk ekziston apo se ekziston më pak se pjesa më e madhe e vendeve? Dëshironi një zonë kushinetë apo në absorbim të plotë? Cili është rezultati?

Nuk e di. Gjëja e habitshme është se kam folur shumë me atë që mund ta quash establishmenti periferik. Kanë qenë të gjithë të befasuar nga shumë aspekte të këtij pushtimi dhe të gjithë kanë thënë se tani rrethi vendimmarrës në Rusi, në qeverinë ruse dhe rrethi i personave që Putini dëgjon praktikisht është i kufizuar në më pak se 10 persona. Është bërë shumë, shumë i mbyllur.

Ato foto të atij në atë tavolinë gjiganteske kapin diçka apo jo?

Po dhe natyrisht Covid, siç e thonë shumë, i ka përkeqësuar gjërat. Si administratat amerikane në luftën e Vietnamit, por shumë më tepër, duket e mundur se Putini është përjashtuar ose të paktën është nxjerrë jashtë nga informacione të sakta dhe objektive. Nëse Putini dhe ndjekësit e afërt të tij kanë qenë aq pabesueshmërisht idiotë sa të besojnë se mund të vendosin një qeveri kukull mbi të gjithë Ukrainën, atëhere, veç në mos janë të verbër përveçse të çmendur, duhet ta kuptojnë forcën e rezistencës ukrainase dhe shfaqja e unitetit të Ukrianës nga fillimi i luftës e kanë bërë krejtësisht të pamundur. Kjo nuk është Çekosllovakia apo Hungaria gjatë Luftës së Ftohtë, ku të paktën kishe strukturat e një partie komuniste për ta ruajtur dominimin sovjetik.

Nuk do të jesh në gjendje të krijosh asgjë tjetër përveçse autoritetit kukull me grotesk, qesharak dhe të natyrshëm të Kievit. Nëse kjo është ajo që do Putini, do t’i mungojë çdo legjitimitet. Do të jetë totalisht i paaftë që të ndërtojë një shtet të qëndrueshëm. Do të përballet me protesta dhe rezistenca të vazhdueshme, që do të duhet të shtypen me mjete të pamëshirshme dhe do të kërkojë praninë e përhershme të një ushtrie ruse për të bërë që të qëndrojë në pushtet. Pikërisht si Bashkimi Sovjetik apo Shtetet e Bashkuara në Afganistan. Lufta deri më tani i ka sqaruar disa gjëra. Njëra është se pavarësisht se NATO ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike, nuk do të luftojë për Ukrainën, gjë që e bën krejtësisht boshe idenë e aderimit të Ukrainës në NATO. Ukraina mund edhe të heqë dorë e të firmosë një traktat neutraliteti, por nga ana tjetër mendoj se i ka shkatërruar krejtësisht planet ruse – nëse qenë ato – të vendosjes së një qeverie kukull. Nuk e dimë se deri në çfarë pike Rusia do të zbresë në kompromise respektivisht kushteve të saj. Duhet parë, por mendoj se objektivi maksimal rus në Ukrainë, falë Zotit, është mundur nga populli dhe nga ushtria ukrainase.

Sa kohë mund të vazhdojë?

Po fillon të ketë karakteristikat e Çeçenisë nga 1994 deri më 1996, me të cilën jam marrë si gazetar apo edhe, në një kuptim të caktuar, me pushtimin amerikan të Irakut. Nuk e di sesa ushtria ruse në tërësinë e saj e duron vërtet këtë pushtim. Ka indikacione të faktit që pjesa më e madhe e gjeneralëve nuk është konsultuar dhe sigurisht disa prej tyre janë dukur jashtëzakonisht të trishtuar në televizion, por kur një ushtri është në luftë sidomos të kësaj rëndësie për Rusinë që dëshiron të fitojë. Natyrisht, edhe Putini nuk mund ta lërë Ukrainën pa dukjen e një suksesi të paktën të kufizuar apo mendoj se do të përfundonte. Besoj se do të ishte ndonjë forme grushti shteti kundër tij nga brenda regjimit.

Kështu, kam këtë ndjesi të tmerrshme se nëse nuk arrijnë të sigurojnë një marrëveshje paqeje që u mundëson atyre të rivendikojnë një sasi të vaktuar suksesi, do të dëgjojnë se nuk kanë zgjedhje tjetër përveç ecjes përpara, pavarësisht shkatërrimeve dhe viktimave civile. Opinioni im është se të gjithë do të duhej të kërkojmë një zgjidhje negociale tani, pasi mund të jetë që pas 10 apo 30 vjetësh do ta sigurojmë thelbësisht të njëjtën zgjidhje që do të mund ta kishim sot. Natyrisht, diferenca do të jetë dhjetëramijëra, qindramijërave jetëve ukrainase.

Po kërcënimet bërthamore? Rigjenden të kemi nostalgji për lidershipin sovjetik, që të paktën dukej racional. Putini është aq larg vetes sa të na bëjë t’i mendojmë këto rreziqe serioze?

Jo, nuk e besoj. E dini, për arësye të mira, se njerëzit kanë frikë nga lufta bërthamore. Në një botë racionale, do të ishte e çmendur, por natyrisht që nuk jetojmë një botë racionale. Në botën reale është një armë e natyrshme për ta shqyer Rusinë, për ta frikësuar Perëndimin, por kjo nuk do të thotë se do të lëshojë një sulm bërthamor. Natyrisht që as ne nuk do ta bëjmë.

Ajo që më preokupon më shumë është se nëse futemi në një gjendje presioni të thellë të përhershëm, nëse kemi një guerrilje në kufijtë e Rusisë, që ka mundësi i mbivendoset terrozimit në vetë Rusinë i mbështetur nga Perëndimi, nëpërmjet Polonisë, do të ishim përballë një tensioni dhe përplasjesh potenciale midis Moskës dhe Perëndimit të paparë nga kohët e bllokimit të Berlinit të 1948.

Dhe në këto rrethana tensioni në rritje dhe frike nga të dyja palët, ekziston gjithmonë mundësia e ndonjë incidenti apo gabimi në llogaritje. Vërtet duhet të kujtojmë numrin e herëve ku rastësisht mund të kishte një shkëmbim bërthamor gjatë Luftës së Ftohtë. Bëhej fjalë për të beuar në urtësinë dhe maturinë e një njeriu nga të dyja anët. Vetëm pse Putini nuk do të lëshojë qëllimisht raketa kundër, kjo nuk do të thotë se kërcënimi nuk është konkret.

Sanksione dhe pakënaqësi

Dhe reagimi perëndimor? Sanskionet janë vërtet kaq efikase? Ndërkaq dëgjojmë të papjekur që kërkojnë sulme ndaj rusëve apo no fly zone.

Asnjë prej perosnave që bën thirrje për no fly zone do të vëjë në lojë avionët e Shteteve të Bashkuara apo të NATO. Për sa mund të shikoj nuk ka pilotë midis tyre. Siç e kam përsëritur shumë herë ditët e fundit, fajkojtë – pula nuk fluturojnë, nëse përplasen me tokën në një distancë shumë të sigurtë dhe gjëmojnë zhurmshëm. Për më tepër i frikësohem – veç të tjerash mendoj se është një ide e tmerrshme – mbështetjes së një rebelimi ukrainas kundër Rusisë. Natyrisht, nëse Rusia pushton zona ku një rebelim i tillë mund të lançohet.

Për sa i përket efikasitetit të këtyre sanksioneve, natyrisht që Perëndimi po kërkon ta dëmtojë Rusinë sa më shumë që të jetë e mundur pa e dëmtuar veten dhe sidomos europianët që varen nga Rusia për importet e energjisë. Kemi sanksionuar gjithçka që ishte e mundur pa e prekur gazin dhe naftën. Kjo nënkupton se Rusia do të ketë akoma një fluks të hyrash ndërkombëtare. Por nga ana tjetër sanksionet që i janë vendosur do ta godasin shumë ashpër Rusinë dhe janë më të ashpra nga sa Rusia priste, sidomos sanksionet kundër Bankës Qendrore, dhe faktit të futjes në izolim të Rusisë të paktën nga ekonomitë perëndimore, përveçse në sektorin e energjisë. Veç kësaj, masat e marra nga Perëndimi dhe kundërmasat e futura nga Rusia do t’i godasin shumë ashpër stilet e jetesës ndërkombëtare të elitave ruse dhe sidomos ato me të cilat janë mësuar elitat më të reja. Kjo nuk influencon në rrethin e ngushtë përreth Putinit. Janë njerëz të ashpër, siç thuhet në Irlandë, dhe janë padyshim thellësisht patriotikë, si edhe janë shumë, shumë, të vendosur dhe të ashpër, natyrisht, edhe krejtësisht të pamëshirshëm.

Por mendoj se ia vlen të kujtohet se në vitet ’80, kur bijtë e elitave sovjetike kuptuan sesa mund të jetonin më mirë në një Rusi të oksidentalizuar respektivisht një Rusie sovjetike, kjo pati një rol të madh në rënien e komunizmit dhe në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Nëqoftëse ke një raport me elitat ruse në sensin e kundërt dhe dëgjon atë po thonë privatisht dhe atë që po thonë privatisht dhe atë që disa deri kanë thënë në publik, sheh se po bëhen shumë në ankth dhe e kuptonë më mirë se pjesa tjetër e popullsisë, edhe të popullisë së arsimuar, kut e gjitha kjo do t’i dëmtojë. Nëse moçalishtja ukrainase shtyret për një kohë shumë të gjatë, mendoj se pakënaqësia kundër Putinit do të rritet ndjeshëm.

Nuk dihet, por nëse rritet shuml, më shumë sesa një revolucion nëpër rrugë si në Ukrainë më 2014 apo në Gjeorgji, mund të ketë një grush shteti brenda regjimit të Putinit, për ta hequr qafe atë dhe funksionarë të tjerë të lartë. Mund të jetë një grusht shteti relativisht i pastër. Një delegacion shkon tej ai dhe, me shumë edukatë, i thotë: E di, i respektojmë rezultatet tuaja. Garantojmë pronat dhe sigurinë personale tuaj dhe atë të familjes tuaj, por është momenti që të largoheni”.

Megjithatë, nuk besoj se asnjë qeveri ruse që pason Putinin dorëzohet thjesht pakushte në Ukrainë, në kuptimin që të heqë dorë nga Krimeja e Donbasi dhe të lejojë aderimin ukrainas në NATO duke hequr dorë nga çdo lloj garancie për pakicën rusishtfolëse në Ukrainë. Më duket vërtet e vështirë që të ndodho, përveç se Rusia mos shembet.

Tani kam shumë frikë se një numër i mirë personash në establishmentin e sigurisë amerikane duan ta përdorin këtë situatë për ta shkatërruar Rusinë si shtet, gjë që do ta dënonte në një luftë pafund kundër Rusisë, me gjithçka që kjo do të sillte për ekonominë botërore. Do ta dënonte Ukrainën me një luftë pafund me vuajtje të tmerrshme për popullin ukrainas. Por edhe një program sanksionesh, haptazi që synon në atë që shumë ruse do ta shikonin jo vetëm si një mënyrë për ta hequr qafe Putinin, por në vend që do ta shkatërronte shtetin rus, do të prodhonte rezultatin e kundërt.

Për sa i përket mbështetjes ruse ndaj regjimit, nuk dimë shumë. Ajo që dimë është se sanksione të ngjashme të prirura ndaj ndryshimit të regjimit në Kubë, në Irak, në Venezuelë, në Iran, në Korenë e Veriut kanë dështuar të gjitha. Të gjitha, pa përjashtim. Kështu që gjithçka që mund të mund të thuhet është se ndoshta mund të jenë të ndryshme në rastin e Rusisë, por nuk janë bazat historike për ta menduar.

Baza e pushtetit të Putinit

Nga kush formohet baza e pushtetit të Putinit, kush e rrethon? Ka një rrënjosje në elitë apo është formuar nga një klikë e ngushtë miqsh?

Putini ka mbledhur një institucion më të gjerë, që është lidhur në shumë mënyrë, dhe ka zbutur atë që mbetet nga oligarkia e vjetër financiare dhe ekonomike duke siguruar mbështetjen publike të saj. Por këta persona janë jashtëzakonisht cinikë, egocentrikë dhe të pamëshirshëm. Nuk do të qëndronin me Putinin nëse mendojnë se interesat e tyre jetike janë në rrezik apo se po të qëndrojnë me Putinin nënkupton se pasuritë dhe pozicionet e tyre përfundojnë për t’u shkatërruar. Inner circle, personat që janë të lidhura me të – apo ndoshta jo saktësisht të lidhur me Putinin, por që identifikohen krejtësisht me të – kanë të njëjtin bekgraund dhe të njëjtën ideologji, është një grup shumë i ngushtë njerëzish kryesisht ish KGB apo të lidhura me KGB në mënyra të ndryshme. Zënë të gjithë peoste drejtuese në qeveri, të paktën në frontin e sigurisë.

Veç kësaj, kanë vënë nën kontroll pjesën më të madhe të ekonomisë energjitike ruse dhe sektorë të tjerë të ndryshëm. Kështu që ka një diferencë të pastër midis këtij grupi të vogël të brendshëm – quhen siloviki në rusisht, njerëzit e forcës apo, siç e kam thënë, të fortët – dhe establishmentit më të gjerë. Një pyetje më vete është nëse dikush nga ky rreth i ngushtë do të revoltohet kundër Putinit. Nëse do ta bëjnë disa, për të ka mbaruar. Ama, nga ana tjetër, janë kaq ngushtë të lidhur me të, sa që do të ishte shumë e vështirë.

Pastaj është çështja e ushtrisë ruse. Kjo e fundit, ashtu si ajo sovjetike përpara saj, nuk është përfshirë kurrë në politikë dhe nuk do ta humbasë Ukrainën. Ama nëse sigurohet një moçalishte e pambarimtë, atëherë të paktën mund të fillojë vërtet të ushtrojë presione për tnjë kompromis diplomatik për të dalë nga Ukraina, natyrisht nëse ukrainasit dhe Perëndi janë të gatshëm të ofrojnë një kompromis.

Nuk është marrë ende në konsideratë, por ukrainasit po kërkojnë që t’i thërrasin praktikisht të gjithë burrat në moshë për rekrutim. Sa do t’ia arrijnë varet nga sa territor pushton Rusia. Varet nga sa ukrainas arratisen në Perëndim. Por edhe kështu, nëse Ukraina i thërret të gjithë që mundet, do ta tejkalonte me shumë ushtrinë ruse ekzistuese në Ukrainë.

Tani, nëse rustë në kundërpërgjigje thërrasin rezervistët, po flasim për ish të rekrutuar që kanë dhënë shërbim dhe më pas e kanë lënë ushtrinë e tani kanë një punë e një familje. Nëse fillon dhe u thua 28 vjeçarëve rusë të lënë punën e tyre të mirëpaguar dhe djemve të tyre të kthehen të luftojnë në Ukrainë, një luftë për të cilën nuk janë pyetur kurrë dhe tek e cila kanë parë foto shumë demoralizuese ukrainasish ruse, gra e fëmijë rusishtfolës të vrarë, atëhere regjimi i Putinit do të gjendet në vështirësi serioze. Nëse do të dihej të thërriste të luftonte pjesë të madhe të popullsisë ruse, në këtë pikë Putini do të nënshkruante dënimin e tij me vdekje politik.

Delire amerikane

Së fundi, po shikojmë Kinë të mbulojë rolin e mundshëm të paqëtuesit. Sa e gjitha kjo pasqyron rënien e pushtetit apo të prestigjit të Shteteve të Bashkuara? Dhe a ka diçka të vërtetë në këtë të folur për një aleancë Rusi – Kinë?

Pikërisht si Perëndimi nuk ka luftuar për Ukrainën, ashtu edhe Kina nuk është rreshtuar zyrtarisht me Rusinë për Ukrainën. Ka abstenuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ka nënvizuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit ndërkombëtar dhe nuk e dimë se deri në çfarë pike Kina do të shtyhet ta mbështesë ekonomikisht Rusinë. Do të jetë shumë, shumë e kushtueshme për kinezëtdhe do ta bënin një aferë jashtëzakonisht të vështirë në termat e ridrejtimit të eksporteve të energjisë ruse drejt Kinës për t’i garantuar sigurinë energjitike. Kështu që më duket se Kina realisht nuk po kërkon ta shfrytëzojë këtë krizë aq sa do të kishte mundur.

Nëse Kina do të ndërhynte dhe të ndërmjetësonte një kompromis të arësyeshëm, do të ishte një gjë e shkëlqyer, pasi nuk beson se Shtetet e Bashkuara do ta bënin, për hir të së vërtetës, duke pasur parasysh forcën e agjendave antiruse këtu dhe dëshirën e disa personave për ta transformuar këtë në një luftë permanente për shkatërrimin e Rusisë. Kështu që mendoj se do të ishte një gjë e shkëlqyer nëse kinezët do të ndërhynin, por di edhe se Shtetet e Bashkuara mund të bënin gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta bllokuar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina.

Për sa i përket rënies së fuqisë amerikane, është surprizuese sa në 30 vitet e fundit është bërë i deformuar vizioni i botës i shumë amerikanëve të establishmentit. Edhe pas dështimit në Irak e Afganistan, ngjitjes së Kinës, paqëtimit të planifikuar të Lindjes së Mesme dhe katastrofës që ka pasuar ndërhyrjes në Libi, në xhiro qarkullon ideja që është dëgjuar kaq shpesh në vitet ’90 dhe deri në vitet ‘2000 sipas së cilës është themelore se Amerika mund të bëjë çfo gjë kudo.

Doug, jemi të dy aq të rritur sa të kujtojmë përpara fundit të Luftës së Ftohtë. Nëqoftëse rimendon 35 vite më parë, sikur t’i kishe thënë dikujt, në një pozicion me autoritet perëndimor apo kujtdo intelektuali serioz se Perëndimi do të duhej të mbështeste një luftë në Ukraini – jo të merrte pjesë, por ta mbështeste – me qëllim që Ukraina të mund t’i bashkohej NATO dhe të bëhej një aleate ushtarake me titull të plotë e Perëndimit kundër Rusisë, edhe fajkojtë antikomuniste perëndimorë e vijës me të ashpër do të qeshnin pafund.

Do të të thonin: «Duhet të jesh i çmendur. Nuk i kemi resurset për ta bërë. Kjo do të na çonte në një luftë me Moskën. Mos harroni se kanë mijëra raketa bërthamore dhe, në çdo rast, si mund të jetë në interesin tonë nëse mund të kalojmë një rrezik kaq të frikshëm sa të mund të marrim një peshë të kësaj natyre nëse mundemi të sigurojmë jo vetëm polakët, çekët dhe hungarezët, por edhe të shpëtojmë balltikasit nga sovjetikët për t’i çliruar dhe transformuar në aleatë perëndimorë. Ja, kjo dë të ishte një fitore perëndimore madhështore, historike, e mrekullueshme…»

Është një hap prapa apo jo?

Po. Sigurisht që njerëzit do të thonin: «Nuk mund të theksoni se duhet të shkojmë përtej». Mirë, tani, natyrisht, kemi kaluar vite duket menduar se mund të shkojmë përtej dhe rezultati ka qenë një katastrofë.

(Anatol Lieven është kërkues i lartë për Rusinë dhe Europën pranë Quincy Institute for Responsible Statecraft)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply