Regjimi çon vendin drejt destabilizimit, Balla urdhëron Gjykatën ti marrë simbolet demokratëve

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shpalli sot vendimin që do marrë gjykata më 3 mars.

“Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu. Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu”, tha ai, duke sjellë reagimin e ashpër të kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.

Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!

3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë.

Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Nikollës: U bënë përpjekje për të intimiduar KLSH! Mundëso mbledhjen e “Ekonomisë”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend, …

Leave a Reply