Ahmetaj çon drejt burgut Erion Velinë me inceneratorët, lufta mes tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte Erion Velisë. Ai tha se, Ahmetaj ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës.

“Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave.

E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit.

Këtu është Arben Ahmetaj brenda. Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës.

Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë.

Dhe aty, Arben Ahmetaj ka të drejtë. Sepse ai vetë, thotë që nuk ka firmosur për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. Për Tiranën, e sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë se Shkëlqim Cani nuk ka firmosur, rezulton se ka firmosur.

Prandaj edhe këtu, ky që e quajnë Tigri i Korrupsionit, nuk ka vënë firmën.

Por nuk ka diskutim se Erion Veliaj, pas Edi Ramës, nga ana ligjore, është njeriu me ligj, më kryesorët.

Sepse djegësi i Tiranës ishte 128 milionë euro. Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë.

Prandaj e tha ai, ndiqni paratë.

E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka larë duart. Shkruan se ky është një problem i qeverisë vendore. Dhe sipas tij, ka bërë një seri vërejtjesh për këtë. A mund të quhet i pafajshëm ai që sheh krimin, por nuk e denoncon?”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply