Arjan Hoxha: Rakip Suli shkelje ligjore janë skandaloze, SPAK të hetojë

Kandidati i opozitës për bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kuadër të zgjedhjeve lokale dhe bashkëpunimit sa më të ngushtë mes partive të koalicionit në betejën kundër regjimit të Ramës. Hoxha është shprehur se kurrë më parë nuk është parë që demokracia të ekzistojë vetëm në letra, sepse të gjitha pushtetet janë të përqendruar në dorën e njëshit.

“Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që mos të jetë asnjë zë opozitar, të ketë të akumuluar në dorën e tij të gjitha pushtetet e mundshme, në këtë vend çdo gjë duhet të marrin frymë vetëm nga njëshi.

Edhe në kohën e diktaturës, ju siguroj që demokraci formale mund të ketë pasur më shumë se sot, çdo njeri që mendon ndryshe dhe në takimet që bëhen edhe sot këtu patronazhisti, aktivisti po e survejon.

Patronazhisti im sot është punonjës i bashkisë, e kam denoncuar edhe për mashtrim publikisht sepse me ka cilësuar si një votues i krahut të majtë në vitin 2013 ndërsa tani më ka cilësuar si të lëkundur.

Këta kanë ndërhyrë në çdo qelizë të jetës të njerëzve, duhet të zgjojmë nga gjumi qytetarët e Kamzës edhe të majtët duhet ti bashkojmë rreth vlerave tona sepse edhe jam i sigurt që në këtë situatë edhe pse votues të majtë nuk janë të kënaqur me këtë qeveri.

Rakip Sulu ka të njëjtën sjellje ndaj administratës publike si qendra dhe udhërrëfyesi i tij politik kryeministri Rama. Sot kemi një shtim të madh të punonjësve në bashki me kontrata 6 mujore ose 1 vjeçare që t’i ketë për vota, kjo është një nga mënyrat dhe format e blerjes së votave.

Nëse SPAK do të duhet të vinte dhe të hetonte këtë kryetar bashkie jam i sigurt se do të kishte shumë punë voluminoze me shkeljet që janë bërë në Kamzës”, u shpreh kandidati Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply