Berisha në Bulqizë: Themeluam PD-në si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë sot pasdite në 32 vjetorin e themelimit të PD Bulqizë. Berisha tha gjatë fjalës së tij se, Themeluam Partinë Demokratike si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
“Të dashur, demokrate e demokratë të Bulqizës.
Të dashur deputetë, ish-deputetë, drejtues qendror e lokalë, të PD-së Bulqizë, Peshkopi, Mat.
Të dashur miq!
Së pari një përshëndetje vëllazërore, ju dhe të gjithë banorëve të Bulqizës, Peshkopisë dhe Matit, në këtë ditë të veçantë për banorët e këtij qarku. Një mirënjohje të thellë dhe të pakufishme para të gjithë atyre burrave dhe grave, intelektualëve, punonjësve, minatorëve, fermerëve, të Bulqizës, të cilët themeluan 32 vite më parë në këtë rreth Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ata ishin dhe do të nderohen gjithmonë si njerëz të misioneve fisnike. PD-ja u themelua në vendin e diktaturës më të egër, më çnjerëzore. U themelua si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Bulqizës dhe Shqipërisë. Demokratë në vizionin tonë, së bashku me gjithë shqiptarët, në një revolucion që përbën një nga faqet më të ndritura të historisë tonë kombëtare për liri, në rrugë paqësore përmbysëm një rend barbar.
Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në anën e drejtë të historisë, rreshtimi i tyre me aleatët e vetë natyral. Misioni ynë ishte mbrojtja e interesit kombëtar pavarësisht na çmimi.
Shqipëria vinte në vitin 1990, si vendi më i tradhtuar. Kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar. Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ua lamë Titos, ua lamë jugosllavëve. Ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë kudo që janë, u ngritëm me guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare.
Nuk kishim shkolla politike, po kishim ideale të larta fisnike njerëzore, kishim dashuri për Shqipërinë dhe sot demokrate e demokratë, mblidhemi në këtë sallë e kudo që jemi me një trashëgimni të pakrahasueshme e cila bën krenar ju, fëmijët tuaj dhe brezat që vijnë”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kuvendi miraton shtyrjen e Komisionit Hetimor për “Sterilizimin”!

Kuvendi ka miratuar sot shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për …

Leave a Reply