Në këmbët e MJ

MJ mbush 60 vjeç dhe, thuajse 20 vjet nga ndeshja e tij e fundit në NBA, marka e tij është e pavdekshme, nga këpucët tek bluzat.

Të shkosh të gjuash kosha në një fushë basketbolli tashmë është gjë që thuhet se duhet t’i bësh hesapet me vuajtjet fizike. Për të tjerët ka dhe shumë playground, që është e njëjta, por bën shumë më tepër New York City. Edhe në Romë djemtë shkojnë në playground. Nganjëherë herët në mëngjez, kur duhet të jesh në shkollë. Nganjëherë edhe kur temperatura është pak më shumë e lartë se zeroja termike, që për standardet e kryqytetit është një i ftohtë qen. Është shumë afër me zeron termike temperatura në Romë dhe të vraposh pas një topi që kërcen dhe gjuhet në kosh gjeneron ngrohtësi. Kështu tutat liheshin përdhe dhe deë me bluze dhe me brekë të shkurtëra. Në këtë fushë basketbolli të quajtur playground kishte 6 djem për më klasiken trekundërtre me një kosh të vetëm. Tjetri zihej nga njerëz me shumë më tepër vite dhe dëmtime që kalonin topi dhe tentonin gjuajtje të pamundura, thuajse asnjëherë në shenjë. Kurse djemtë jepni shpirtin, dinin të luanin. Dy vishnin bluze të verdha dhe vjollcë me numrin 6 dhe shkrimin JAMES mbi shpatulla. 3 kishin bluza të errëta, pa emër apo numër. I fundit mbante veshur në të kuqe me numrin 23, shkrimin BULLS në gjoks dhe atë JORDAN në shpinë.

Ka djalë kishte lindur patjetër dhe me shumë pas ndeshjes së fundit të luajtur nga Michael Jordan me Chicago Bulls: ishte 14 qershori i 1998 dhe Bullsat luanin në Vivint Arena të Salt Lake City kundër Utah Jazz. Ishte gara e 6 e NBA Finals. Michael Jordan fitoi topin e fundit duke ia vjedhur Karl Malone. Mungonin 20 sekonda nga sirena dhe Bullsat qenë nën 1 pikë. Jordan bëri gjithçka në fushë me një qetësi çarmatosëse, rrëzoi një kundërshtar dhe, me 7 sekonda nga përfundimi, hyri në një ndalim dhe gjuajti nga vija e lirë: kosh: 86 – 87. Ato qenë dy pikët e fundit me bluzën e kuqe të Chicago, ato vendimtarë për fitimin e titullit të 6 të historisë së skuadrës. Prej atëhere, Bullsat nuk kanë fituar më asnjë titull. Ky djalë kishte lindur patjetër pas ndeshjes së fundit të luajtur nga Michael Jordan në karrierë. Ishte 16 prilli 2003 dhe skuadra e tij, Washington Wizards, humbi 107 – 87 ndaj 76ers në Philadelphia. MJ shënoi 15 pikë, 4 topa në tabelë dhe 4 asistime. Të fundit e karrierës së tij.

Kanë kaluar rreth 20 vjet qysh atëhere. Megjithatë ka kush, pavarësisht se nuk e ka parë asnjëherë të luajë direkt, mban akome bluzën dhe gjuan kosha duke shpresuar se një ditë të mund të bëjë “edhe vetëm një të njëqindën e asaj që ka bërë Jordan në fushë”. Sepse kampionët kanë kaluar shumë “dhe kampionë, nga LeBron James e poshtë, luajnë akoma, por – e thotë edhe im atë që në fakt e ka parë të luajë – Jordan ishte lojtari më i bukur që që ka luajtur ndonjëherë. Ka të drejtë. E kam parë në filmime dhe është kështu. Për këtë kur shkoj në playground vesh gjithmonë bluzën e tij” dhe djaloshi që ka lindur shumë kohë para ndeshjes së fundit të MJ thotë se nuk është i vetmi: “Janë LeBronistët, ata për Donçiç apo Giannis dhe pastaj jemi ne Jordanistët, që e kemi hype më të lartë”.

Michael Jordan ka mbushur 60 vjeç më 17 shkurt. Është ende i pranishëm në botën e basketbollit, jo vetëm pse është pronar i skuadrës së NBA të Charlotte Hornets dhe pas prej suksesit të jashtëzakonshëm që ka pasur “The Last Dance”, dokuseriali i dalë në Netflix më 19 prill 2020 (dhe që nga e mërkura 15 shkurt 2023 transmetohet në prima vizion televiziv në DMAX, kanali 52 i dixhitalit tokësor) që tregon karrierën e MJ duke filluar nga sezoni 1997 – 1998, atë të fundit të 6 unazave që ka fituar me Chicago Bulls: The Last Dance, pikërisht. Dhe nuk llogarit as numrin e koshave të bërë, është basketbollisti i pestë me më shumë pikë i historisë së NBA (32292), atë me mesataren e pikëve më të lartë në historinë e basketbollit amerikan (30.12) dhe atë me më shumë pikë të realizuar në një ndeshje playoff (63 dhe për më tepër në një parketeve më prestigjioze të historisë së ligës: atë të Boston Garden). “Michael Jordan është i paharruar dhe më çdo gjasë i paharrueshëm jo vetëm pse ka mundësi që ka qenë lojtari më i fortë i historisë së basketbollit, por sepse ka qenë ikona e parë sportive globale e historisë që ka qenë edhe brand”, thotë për Foglio Thomas J. Tyrrell, moshatar i MJ, për mbi 30 vjet brand analyst i disa prej markave më të rëndësishme sportive amerikane, “edhe pse, kur kjo punë që bëja unë, ishte vetëm e një konsulenti imazhi jo shumë të paguar”.

Thomas J. Tyrrell mund të thotë se e ka parë të lindë Michael Jordan. “Në vitin 1981 ishte tek Nike kur një koleg që po kthehej nga Chapel Hill, Carolina del Nord, më thotë: “Kam parë Zotin të luajë basketboll” dhe ne ju përgjigjëm se Kareem Abdul-Jabbar e kemi parë të gjithë të luajë. Ai na thotë të shënojmë një emër: Michael Jordan”, rrëfen ai. “Ishte viti i parë i NCAA, luante për University of North Carolina at Chapel Hill dhe atë vit fitoi titullin universitar, me mbi 30 pikë për ndeshje si mesatare. Në atë kohë Jordan mbante atlete Converse, por kolegu arriti ta bindë përgjegjësin e sponsorizimeve që të investonte tek MJ. Kështu që ku kaloi si profesionist tek Bullsat, kaloi me Nike dhe me një linjë atletesh të personalizuara. Në atë kohë Chicago ishte një hip basketbollistik: një stol që nuk kushte fituar kurrë asgjë, nuk kishte dalë asnjëherë në Finals dhe kishte arritur finalen e Conference (sfidat që përcaktojnë kë hyn në finalen për unazën, shënimi im.) vetëm dy herë në histori”, vëren Tyrrell, duke nënvizuar se ky “qe fati i madh i Jordan dhe bile i Nike: pasi Jordan jo vetëm u demonstrua një basketbollist i jashtëzakonshëm, arriti të vërë në praktikë ëndërrën amerikane: në transmetim botëror arriti t’i transformojë humbësit në fitues. Më tepër: arriti ta transformojë atë skuadër në një prej më të mirave të historisë së NBA”. Për Tyrrell “nëse Michael Jordan do të luante me Lakers apo me Celtics gjithësesi do të ishte bërë një mit sportiv, por jo me forcën me të cilën është imponuar në imagjinatën publike me uniformën e Bullsave”.

Por klasi dhe suksesi personal nuk mjaftojnë dhe këtu futet puna e bërë nga Nike në transformimin e Michael Jordan në një simbol, “që është edhe një markë”: Jumpman. Ky njeri i stilizuar me një krah të shtrirë drejt qiellit me një top në dorë dhe këmbët e hapura në një sparkatë fluturese, sikur të ishte i zënë me një prej kërcimeve më të njohura dhe më elegante të vallëzimit klasik: Grand Jeté. Një logo krejtësisht e ngjashme me atë foto që ishte shfaqur në “Life” në një atrikull prezantimi të kombëtares amerikane të basketbollit që do të luante (dhe më pas fitonte) Olimpiadën e Los Angeles 1984. Shkrepja e fotografit Jacobus Rentmeester e pavdekësonte Michael Jordan që synonte të “fluturonte” drejt koshit me këmbët e hapura, krahun e majtë të shtrirë me topin në dorë. Një pozë që rrallë e bëri të shikojë në një ndeshje, por që ishte e përsosur për t’u kujtuar dhe që, në një mënyrë apo në një tjetër, ishte më reale se realja. Pasi një gjë dukej qartë qysh nga fillimi për publikun e gjerë që filloi ta zbulojë Michael Jordan në Lojërat Olimpike të 1984: për të shkuar tek koshi MJ nuk kërcente, fluturonte. Jordan çlirohej në ajër me një lehtësi, me një natyrshëmri vdekjeprurëse, arrinte të siguronte maja që dukeshin të paimagjinueshme për një basketbollist “vetëm” 1 metër e 98 centimetra. “Qe duke e parë të luante që Nike vendosi që Jordan nuk duhet të ishte MJ siç kishin filluar ta quanin, por His Airness, me theksin tek Air. Gjë që ishte e përkryer për lançimin e novatorizmit që kompania kishte futur prej pak kohe në këpucët e basketbollit: kushineta e ajrit”, shpjegon Thomas J. Tyrrell.

Ka mundësi qe gjetja më e madhe publicitare e historisë së veshjes sportive. Diçka që e lidh pazgjidhshmërisht një kampion të madh që ende nuk e kishte demonstruar vërtet se ishte një kompani. Në pikën që të shkrihej njëgjithçka unike që ende ekziston dhe funksionon. Michael Jordan nuk ishte lojtari i parë i NBA që ka veshur këpucë të personalizuara. Converse kishte bërë modele speciale për Magic Johnson e Larry Bird, por ajo që ndodhi me Michael Jordan “që revolucionare”, thotë Thomas J. Tyrrell: “Jumpman nga 1990 e këtej u bë logoja që dallonte modelet e përdorura nga Jordan. Pastaj i zëvendësoi me Swoosh, logoja e markës Beaverton. Së fundi çdo cekje në Nike u eliminua: tashmë Air Jordan ishte një brand global që kishte një atraktivitet të sajën të pavarur nga shtëpia nënë dhe që, paradoksalisht, pikërisht për këtë e bënte kompaninë nënë akoma më kompetitive. Qysh në 1990 Jordan ishte transformuar në një ikonë, në një markë dhe akoma nuk kishte fituar asgjë. Filloi në përfundim të atij sezoni ta bënte”. Tani Air Jordan është një brand që nuk merret vetëm me këpucë, tshirte, bluza dhe veshje të ndryshme për basketbolli, por ka hapësirë nga futbolli amerikan tek futbolli, me vëmendje të madhe për veshjen e çdo dite.

Jordan është Jumpman dhe shumë gjëra të tjera më tepër. Është kampioni parë që ka bërë një film me Bugs Bunny dhe personazhet e tjera të Looney Tunes. Është arësyeja kryesore për të cilën Chicago Bulls, sipas një analize tregu të kryer nga NBA, janë ende një prej skuadrave më të dashura në Shtetet e Bashkuara dhe e dyta më ndjekur në Europë dhe kjo pavarësisht se nuk fitojnë asgjë nga Last dance i Jordan dhe kanë arritur të shkojnë në playoff vetëm 12 herë dhe një herë kanë arritur finalen e Konferencës nga lamtumira e MJ. Qëndrojnë pak rezultatet sportive aktuale, por por për kë akoma e ka mendjen tek Bulls, sidomos në Europë. Vlen ajo që ka qenë, patjetër, por jo vetëm ajo, që ka qenë. Sepse ta mbash mendjen tek Bullsat nuk është vetëm një çështje nostalgjie, kujtimi, të mund të thuash “ahhhh, kur luante Jordan…” apo “Jordan po ishte një punë perëndie”, ta thuash me “Mos e hapni atë podcast”. Qëndron pak apo asgjë e gjitha kjo, sidomos në konsiderohet se ata që e kanë mendjen tek Bulls janë përgjysma djem që epopenë Michael Jordan nuk e kanë përjetuar, e kanë vetëm dëgjuar nga baballarë, xhaxhallarë apo kushedi se kush, e kanë parë MJ vetëm në filmat e shpërndarë në YouTube apo në “The Last Dance”. Ta mbash mendjen tek Bullsat do të thotë mos ta vrasësh mendjen për rezultatet sportive dhe të mbash një ide kampioni sportiv: Michael Jordan.

“Nipi im, që është 11 vjeç, këtë verë ka ardhur në shtëpinë time me bluzën numër 23 të Bullsave. Në të kundërt nga im bir, të cilit basketbolli nuk i ka pëlqyer kurrë, ai kalon orë e orë në fushën afër ne shtëpinë. Më pyeti: “Gjysh, është e vërtetë se Jordan ka qenë më i miri?”. Unë i jam përgjigjur që po. Ishte e njëjta pyetje që më bërë rreth 40 vite më parë im nip, djali i sime motre. Edhe përgjigja qe njëlloj. Por në atë kohë Michael Jordan e njihnin pak”, rrëfen për “Il Foglio” Luca Postumi që thuajse 40 vite më parë, në gushtin e 1985, shoqëroi Bullsat nga Trieste në Caserta duke kaluar nëpër Romë si përkthyes. “Unë në atë kohë isha tifoz i Boston Celtics të Larry Bird, por sapo pashë Jordan të stërvitej, ndërrova uniformë. Në PalaChiarbola shkoja çdo herë që luante Stefanel, më parë Bic, më parë akoma Hurlingham (dhe për një sezon Oece, shënimi im.), për basketbollin jam interesuar gjithmonë, por të shikoja Jordan ka qenë një mrekulli. E kuptova menjëherë se ai ishte nga një planet tjetër, se ishte diçka që do të mbetej përgjithmonë, se do të arrinte dimensionin e të mëdhenjve të sportit, atyre që nuk kanë bërë vetëm sportin, por edhe historinë”, kujton Luca Postumi.

Michael Jordan ka arritur statusin e Maradona e të Pelé, të Fausto Coppi e të Gino Bartali, të Eddy Merckx e të Bikila, të Michael Schumacher e të Ayrton Senna. “Megjithatë Jordan është akoma më i njohshëm. Është i vetmi që është bërë logo”, nënvizon Thomas J. Tyrrell. “Është sikur të ishte dipka më shumë, një lloj evolucioni i kampionit, nuk e ka arritur askush vërtet, vetëm ai, vetëm Air Jordan”. Dhe kjo ka mundësi sepse “Jordan ka pasur nonchalance e të qënit më i mirë pa e dashur, e ka lënë dhe e rilënë baskebollin për të ndjekur projekte të pmendura, tip si ai të bërit edhe një kampioni bejzbollit: i ka shkuar keq. Pastaj është kthyer, ka fituar akoma, thuajse për të demonstruar se basketbolli ishte ai, në vitet ku Amerika ishte akoma një mit për europianët”, nënvizon Tyrrell.

Një mit që për momentin është pak më fortë, edhe në basket. “Kur i kam treguar nipit tim për turin e Bullsave në Itali dhe i kam bërë të shikojë foton e atëhershme ishte krejtësisht i eksituar, por kur i kam treguar për surprizën time të shikoja të luaja në Chicago, disa vite më pas, Toni Kukoc që kisha parë në Treviso më pa i habitur: nuk kuptonte se çfarë kishte të çuditshme. Për nipin tim NBA është vetëm kampionati më spektakular në botë, një kampionat global. Për ne atëhere nuk ishte vetëm kjo. Ishte pikërisht një botë tjetër dhe Bullsat në Itali, edhe pse nuk qenë akoma kurrkushi dhe vlen pak apo aspak në NBA, qenë ngjarja më e pabesueshme e vitit, në mos e jetës. Atëhere Amerika ishte diçka që qëndronte midis ireales dhe ëndrrës. Tani nuk është më kështu dhe ndoshta edhe për këtë që Michael Jordan ka mbetur akoma një mit kaq i dashur”. Ka qenë përfaqësuesi i fundit “jashtëtokësor” i një bote të bërë në një farë mënyre tokësore.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply