Zhupa: Lajm i mirë kandidimi i akademikut Artan Fuga për kryetar të Akademisë së Shkencave!

Deputetja e PD, Ina Zhupa e ka vlerësuar mjaft faktin se akademiku Artan Fuga ka shprehur synimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Zhupa, e cila e ka denoncuar me forcë kryetarin aktual Skënder Gjinushi që nga zgjedhja si edhe sipërmarrjet e tij më pas në institucionin më të lartë të shkencës, u shpreh sot në Facebook: “Lajm i mirë kandidimi i akademikut Artan Fuga për kryetar të Akademisë së Shkencave!”

“Ky vend meriton një Akademi Shkencash, – theksoi deputetja, –  ku të kandidojnë për ta drejtuar akademikë si Artan Fuga që është në faqet e historisë së akademive të shkencave ndërkombëtare. Kushdo tjetër si ai ka te drejtë të kandidojë me kontributin që mund të ketë për shkencën e fushave të ndryshme.

Nuk meriton të drejtohet nga një politikan si Gjinushi që është në faqet e zeza të historisë politike shqiptare dhe që e ka marrë mandatin në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese. Një grusht njerëzish të konsumuar e të lodhur të politikës duan të çimentojnë edhe pushtet në Akademi, duke hapur mundësi për mandate të personalizuara dhe të paligjshme.

Unë nuk kam heshtur për Akademinë se ne nuk meritojmë një “Caruan Akademi” dhe do të bëj betejë ligjore deri në fund. Kam zero interes direkt në Akademi, por si deputete edhe si pedagoge kam interes kombëtar dhe publik që Akademia e Shkencave të drejtohet nga akademik të vërtetë, të ketë frymë shkencore dhe t’i shërbejë zhvillimit të vendit”.

Mesazhi i Artan Fugës në Facebook

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply