Çfarë e lidh Ramën me kompaninë e kinezëve të Duçkës, në 2014 e shëtitën me çarter 

Kryeministri Edi Rama dhe konglomerati kinez i energjisë, CEFC, dyshohet të kenë nisur raportin e tyre më herët se çelja e ekspozitës në Hong Kong. Dosja.al siguron materiale të tjera të cilat i mëshojnë akoma më shumë marrëdhënies së hershme të Ramës me kinezët, e duke vënë në pikëpyetje raportin me këshilltarin Dorian Duçka.

Dosja.al‘ siguron foto nga viti 2014, ku kryeministri Rama zbret nga një çarter i konglomeratit kinez, CEFC. Në pamje dallohet qartë mikëpritja që i bëhet kryeministrit tonë, madje nuk mungojnë as lulet.

Po çfarë e lidh Ramën kaq shumë me këtë kompani, e cila i sponsorizon udhëtimet shtetërore dhe ekspozitat private?

Ju sjellim në kujtesë, se pranë kësaj kompanie u punësua Dorian Duçka i cili rezulton në akt akuzën e FBI si personi B, që bashkë me Agron Nezën dhanë informacione për nisjen e hetimit për lobimin e PD përmes Nick Muzin.

Në Shqipëri, Dorian Duçka është në qendër të diskutimeve për një tjetër çështje, atë të ndërhyrjes te ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal për të nisur një hetim ndaj opozitës me informacione që vinin nga Shqipëria. Në akt-akuzë, Duçka përshkruhet si personi B, një njeri i punësuar në qeverinë shqiptare. Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë se Duçka punonte si këshilltar i Jashtëm pa pagesë, ndërsa ka mohuar që ai të ketë paguar në emër të qeverisë shqiptare agjentin e FBI./Dosja.al

About Redaksia

Check Also

Rama telefonon gazetarin, “ashtu doja ta bëja” merr përsipër dhunimin banditesk të Metës

Njeriu në krye të bandës që drejton qeverinë ka marrë përsipër arrestimin banditesk të Metës …

Leave a Reply